LAJMI I FUNDIT:

Pasi ta lexoni sa lehtë është të kultivoni mandarina, më asnjëherë nuk do t’i blini

Pasi ta lexoni sa lehtë është të kultivoni mandarina, më asnjëherë nuk do t’i blini

Ndoshta fryti më i shijshëm citrik është mandarina sepse posedon shije të mahnitshme dhe aromë të pa rezistueshme. Kjo është arsyeja se përse fryti është aq i njohur për njerëzimin.

Përveç që është tejet i shijshëm, fryti vjeshtor ju ofron edhe shumë të mira shëndetësore. Konsumimi i mandarinës ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit, përmirësimin e funksionit të mushkërive, përmban veti antipezamtuese etj., transmeton Telegrafi.


Megjithatë, pjesa më e mirë e këtij fryti është se mund ta kultivoni vet, qoftë në oborr apo në saksi të luleve. Nëse nuk dini si ta bëni këtë, mos u brengosni sepse është një gjë shumë e lehtë dhe e thjesht.

Si të kultivoni mandarina:

– Merrni një saksi të luleve me madhësi mesatare dhe sigurohuni që në fund ka vrima. Vrimat shërbejnë për kullim.

– Për të pasur kullim më të mirë, duhet të përdorni tokë organike dhe gura të vegjël në fund. Nëse dëshironi mund të përdorni edhe pak rërë për ventilim më të madh.

– Pas kësaj, futni farat dhe mbuloni shumë mirë, pa i shtypur shumë.

– Saksinë e luleve e ekspozoni ndaj dritës së diellit

Kujdesi:

– Sigurohuni ta ujitni bimën kur është tharë toka deri në tre centimetra

– Gjithmonë preni degët e thyera apo të thara

– Vendosni pleh të pasur me hekur, zink dhe magnez herë pas here

– Mandarinat duhet të mblidhen me kujdes pa i dëmtuar

Siç po e shihni, nuk është nevoja të blini mandarina të spërkatura me bojë në dyqan, por mund ta kultivoni një të tillë në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori