Anderson Talisca po kalon javët e tij të fundit në Stamboll si futbollist i Besiktasit.

Sulmuesi i talentuar brazilian është i huazuar tek gjiganti turk nga Benfica.


Besiktas ka të drejtën e blerjes së tij me një klauzolë prej 21 milionë euro, por Talisca po mendon të vazhdoj karrierën në një klub më të madh evropian.

Benfica i ka vazhduar kontratën lojtarit dhe i ka vë klauzolë largimi prej 40 milionë euro për skuadrat tjera që e duan brazilianin.

E sipas medieve portugeze, Roma mbetet favoriti kryesor për transferimin e brazilianit në kryeqytetin italian.

talisca e1493381917762

Sigurimi i gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve kanë pasuruar Giallorosët të cilët pritet të shpenzojnë për ta përforcuar ekipin.

Roma ka nevojë për transferimin e sulmuesve pasi Patrick Schik dhe Georgino Defrel kanë dështuar dhe pritet largimi i tyre.

Talisca mbetet opsioni kryesor së bashku me Mario Balotellin për sulmin e verdh e kuqve.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra tjera të mëdha evropiane si Manchester United, Milan, Monaco dhe Borussia Dortmund.

24-vjeçari këtë edicion me fanellën e Besiktasit ka shënuar 18 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app