LAJMI I FUNDIT:

Pasi folën për ndryshimet klimatike, punëtorët e Amazonit kërcënohen me largim nga puna

Pasi folën për ndryshimet klimatike, punëtorët e Amazonit kërcënohen me largim nga puna

Një grup i punëtorëve të Amazonit deklarojnë se janë kërcënuar nga kompania me pushim nga puna nëse flasin publikisht kundër politikave mjedisore.

Në një deklaratë, punëtorët për drejtësinë mjedisore shprehen se disa prej tyre janë kontaktuar nga përfaqësues të burimeve njerëzore dhe ligjore të kompanisë, në kundërshtim me rregullat e komunikimit.


Dy punëtorë pretendojnë se u është thënë se do të largoheshin nga puna në rast se vazhdonin të flisnin për këtë çështje, përcjell Telegrafi.

Grupimi i punëtorëve pretendon se kompania ka ndryshuar rregulloren në muajin shtator, ku punëtorët duhet të marrin aprovimin e kompanisë përpara se të dalin dhe të flasin publikisht duke u identifikuar si punëtor i Amazonit.

Punëtorë të shumtë të kompanisë prej kohësh kanë shtuar presionin për adresimin e çështjes ambientale e ve֛çanërisht ndryshimit klimatik.

Në muajin shtator, shefi i Amazonit, Jeff Bezos deklaroi se brenda vitit 2030, kompania do bazohet vetëm te burimet e rinovueshme dhe se brenda 2040-së nuk do të emetojë më karbon.

Pavarësisht kësaj, rreth 1,000 punëtorë të Amazon morën pjesë në protestën botërore të klimës duke protestuar edhe kundër politikave të klimës së kompanisë. /Telegrafi/