LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësi i mundshëm i Merkelit, Laschet kërkoi falje për plagjiatë të librit

Pasardhësi i mundshëm i Merkelit, Laschet kërkoi falje për plagjiatë të librit

Armin Laschet, i cili supozohet të jetë pasardhësi i Angela Merkel si kancelar i Gjermanisë, ka kërkuar falje publike për plagjiaturën e një pjese të përmbajtjes së librit në vitin 2009.

Ai pranoi se nuk e ka deklaruar burimin e të dhënave në librin mbi emigracionin, raporton euronews.


“Ishte padyshim një gabim për të cilin unë jam përgjegjës. Kjo është arsyeja pse unë dua të kërkoj falje”, tha ai, duke shtuar se do të kontrollohej sërish nëse do të kishte bërë më shumë gabime në libër.

Laschet u kërkoi falje qytetarëve disa javë pasi Annalena Baerbock, një zyrtare e Partisë së Gjelbër, e cila gjithashtu kandidon për kancelare, bëri të njëjtën gjë. Ajo gjithashtu pranoi se nuk tregoi burime të caktuara të të dhënave në librin e saj, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, ajo nuk i raportoi parlamentit gjerman se kishte marrë shpërblime me vlerë disa mijëra euro dhe duhej të korrigjonte informacionin e pasaktë të theksuar në biografinë e saj.

Kohët e fundit Laschet duhej të kërkonte falje për qeshjet para kamerës gjatë një konference shtypi kushtuar përmbytjeve katastrofike që goditën vendin.

Sondazhet tregojnë se blloku konservator ka një avantazh ndaj Social Demokratëve. Sidoqoftë, vlerësimi i këtij politikani 60-vjeçar po bie gjithnjë e më shumë për shkak të polemikave të shpeshta me të cilat ai është i lidhur.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Gjermani janë caktuar për 26 shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori