LAJMI I FUNDIT:

Pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria renditet e 53-ta, Kosova në vendin e 104

Pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria renditet e 53-ta, Kosova në vendin e 104

Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut kanë pasaportat më të fuqishme ndërsa bota vazhdon të rikuperohet nga Covid-19, duke përmbysur renditjen e para pandemisë që dominohej nga shtetet evropiane.

Një pasaportë japoneze ofron hyrje në 193 vende, një më shumë se ato nga Singapori dhe Koreja e Jugut, sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley & Partners (Q3 2022), një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër.

Pas tre vendeve aziatike, një numër i madh vendesh evropiane kryesojnë top listën 10.

Gjermania dhe Spanja kanë akses në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Në vend të pestë me 188 destinacione renditen Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të (187).

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin shtatë, krahas Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, mbajtësit e pasaportave ruse janë më të shkëputur nga pjesa tjetër e botës më shumë se kurrë më parë.

Indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme ose mbylljet e hapësirës ajrore, kështu që pasaporta ruse aktualisht është në vendin e 50-të në indeks, me akses hyrje në 119 destinacione, por në realitet qytetarët rusë janë efektivisht të ndaluara për të hyrë në shumë prej atyre destinacioneve.

Kina renditet e 67-ta me akses në 80 vende, ndërsa mbajtësit e pasaportave indiane tani kanë liri të ngjashme udhëtimi me atë që gëzonin para pandemisë, thotë raporti, me akses të pakufizuar në 57 destinacione në mbarë botën (krahasuar vetëm 23 destinacione në 2020).

Pasaporta e Afganistanit renditet si më e dobëta, ku mbajtësit e saj mund të udhëtojnë në vetëm 27 vende.

Sidoqoftë, përgjigja më e kujdesshme e Azisë ndaj Covid-19 do të thotë se qytetarët kanë më pak mundësi aktualisht të përdorin liritë e udhëtimit sesa njerëzit në Europë ose Shtetet e Bashkuara.

Kërkesa ndërkombëtare e pasagjerëve për udhëtime ajrore në rajonin e Azi-Paqësorit është ende më pak se një e pesta e niveleve të para-Covid-it, sipas statistikave më të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Ndërsa tregjet e udhëtimeve në Europë dhe Amerikën e Veriut janë rikuperuar me rreth 60% të niveleve të tyre të mëparshme.

Shqipëria dhe Rajoni

Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 53, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete.

Maqedonia e Veriut në vendin e 45 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 shtete. Kosova në vendin e 104, ku mund të udhëtohet në vetën 41 shtete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori