LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta e Maqedonisë e 46-të në botë

Pasaporta e Maqedonisë e 46-të në botë

Sipas vlerësimit të fundit për fuqinë e shteteve, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin 46-të.

Sipas Indeksit më të ri, me pasaportën e Maqedonisë pa viza mund të vizitohen 126 shtete, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar, pasaporta ka rënie prej dy vendeve në nivel global.


Nga vendet e rajonit, pasaportë më të fuqishme ka Greqia (8) dhe Sllovenia (12), ndërsa para Maqedonisë së Veriut ndodhet Bullgaria (16), Kroacia (17), Serbia (38), ndërsa pasaporta më të dobëta ka Mali i Zi (47), Bosnja (53), Shqipëria (55) dhe Kosova (107).

Ndryshe, Maqedonia në vitin 2014 ndodhej në vendin e 36-të në botë sipas këtij indeksi./Telegrafi/