LAJMI I FUNDIT:

Pas zhurmës së krijuar për ndarjen e mundshme dhe akuzat për tradhti, Icardi dhe Wanda konfirmojnë se janë bashkë dhe të dashuruar

Pas zhurmës së krijuar për ndarjen e mundshme dhe akuzat për tradhti, Icardi dhe Wanda konfirmojnë se janë bashkë dhe të dashuruar

Mauro Icardi shkroi një mesazh emocional në Instagram pak ditë më parë për gruan e tij, Wanda Nara, pasi dyshja u ribashkuan pas një ndarjeje të shkurtër.

Sulmuesit të Paris Saint-Germain iu dha leja për të munguar në ndeshjen vendimtare të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig dhe gjithashtu mungoi në dy seanca stërvitore pas një ndarje tipike publike nga Wanda, i cili është gjithashtu agjentja e tij.

Por çifti i famshëm duket se i ka rregulluar gjërat të dielën dhe Icardi tregoi mirënjohjen ndaj gruas së tij për angazhimin në lidhjen e tyre pasi ajo e kishte akuzuar atë për tradhti ndaj tij një ditë më parë, shkruan DailyMail.


View this post on Instagram

A post shared by ???ℝ? ?ℂ?ℝ?? (@mauroicardi)

“Faleminderit dashuria ime që vazhdoni të besoni në këtë familje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua”, ka shkruar Icardi në postimin në Instagram.

“Shikoni sa shumë dhemb kur lëndoni ata që doni. Ju ndiheni përsëri të drejtë vetëm kur ata që ju lëndoni ju falin”, shtoi ai.

Ndërkohë, për t’i dhënë fund dilemave, sot (e mërkurë), Mauro publikoi një tjetër ‘selfie’ me gruan e tij në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Dashuria ime”.

Foto: Mauro Icardi/Instagram

Çifti janë prindër të dy vajzave, ndërsa Wanda ka edhe tri djem nga martesa e saj e parë me Maxi Lopez.

Icardi, 28 vjeç dhe Wanda, 34 vjeç, janë martuar që nga viti 2014.

Ata u takuan së pari përmes Maxi Lopez, i cili ishte mik i ngushtë me Icardin në Sampdoria për shkak të faktit se ata ishin dy argjentinasit që luanin për klubin italian.

Icardi dhe Wanda përfunduan duke pasur një lidhje, duke bërë kështu që të tre figurat e famshme të përfundojnë në revistat e thashethemeve të Italisë dhe duke i dhënë fund çdo shansi që Lopez dhe Icardi të luanin përsëri në të njëjtin ekip.

Icardi më pas u transferua në Inter, duke u përballur me Lopezin sezonin tjetër kur Interi u takua me Sampdorian në atë që u bë e njohur si ‘Derbi i Wanda’-s. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Kalo në kategori