LAJMI I FUNDIT:

Pas vizitës së Presidentit Thaçi në Ujman, analistët flasin për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Pas vizitës së Presidentit Thaçi në Ujman, analistët flasin për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Dialogu politik Kosovë-Serbi, në nivel presidentësh do të vazhdoj pasi pa dialog nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Kështu kanë vlerësuar analistët vendor në një prononcim për Telegrafin duke theksuar se të dy palët duhet të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve, pavarësisht zhvillimeve në politikën e brendshme.

Analisti Ramush Tahiri, ka thënë se dialogu në nivel presidentësh do të vazhdoj pasi nuk ka alternativ tjetër. Tahiri theksoi se kush do që të jetë president në të dy shtetet Kosovë-Serbi, dialogu duhet të vazhdoj pasi Kosova po shënon humbje edhe në integrimin evropian.

“Pa dialog si Serbia edhe Kosova po shënon humbje plus në integrimin evropian nuk po mund të shënoj përparime. Pra dialogu do të zhvillohet në nivel presidentësh, kushdo qoftë president. Duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Dialogu do të vazhdoj në nivel politik”, ka thënë Tahiri

Edhe Jeta Krasniqi nga KDI, vlerëson që dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht faktit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke kalibruar qëndrimin e tij në këtë proces.

Ndërsa sa i përket presidenti të vendit, Hashim Thaçi ajo tha se me vizitën që i bëri liqenin e Ujmanit ka nxitur tensione në raport me homologun e tij serb.

“Nga ana tjetër presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me vizitën që bëri në liqenin e Ujmanit ka nxitur tensione në raport me homologun e tij serb, i cili ka reaguar kundër vizitës së Thaçit në Ujman. Për koincidencë ose jo, kjo ka ndodhur në një ditë kur në qendër të Prishtinës ka pas një protestë e cila është organizuar nga Vetëvendosje, që ka qenë e drejtuar kryekëput kundër Thaçit”, ka vlerësuar Krasniqi.

Krasniqi, tha se të dy palët si kosovare dhe serbe po vuajnë për të ndërtuar një konsensus të përgjithshëm

“Edhe në të kaluarën kemi parë tensione, por ne jemi mësuar t’i shohim palët të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve, pavarësisht zhvillimeve në politikën e brendshme, tek e cila edhe pala kosovare edhe serbe po vuan për të ndërtuar një konsensus të përgjithshëm. Duke e parë këtë situatë të ndërlikuar, unë pres që në Bruksel të shohim një intensifikim të takimeve, duke e llogaritur një insistim të madh ndërkombëtar dhe duke e pas parasysh tajmingun për një marrëveshje përfundimtare juridikisht të obligueshme për Kosovën dhe Serbinë”, tha ndër të tjera, Jeta Krasniqi nga KDI.

Ndryshe, takimi i fundit në Bruksel u mbajt para tri jave, ku në këtë takim nuk pati takim bilateral mes dy presidentëve, atij të vendit Hashim Thaçi dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori