LAJMI I FUNDIT:

Pas vitit të Ri, rriten kamatat e kredive në Maqedoni

Pas vitit të Ri, rriten kamatat e kredive në Maqedoni

Bankat i bëjnë analizat dhe përllogaritjet përfundimtare për korrigjimin e normave të interesit për linjat bankare. Pas rritjes së normës bazë të interesit të Bankës Popullore, do të jetë e pashmangshme që të rriten edhe normat e interesit për kreditë dhe depozitat. Shoqata e bankave thotë se bankat dhe kursimoret ndjekin masat dhe sinjalet e politikës monetare dhe secila prej tyre merr vlerësim dhe vendim për lartësinë e ndryshimit të normave të interesit.

“Disa anëtarë tashmë kanë bërë korrigjimin e normave të interesit, ndërsa me fillimin e vitit të ri qytetarët mund të presin rritje të caktuar të tyre, përveç të kredive me normë fikse të interesit, ku nuk do të ketë ndryshim. Goditja më e madhe pritet të jetë te kredive devizore dhe të denarit”, thonë nga Shoqata bankare.


Nga Banka Popullore njoftojnë se e kanë rritur normën bazë të interesit për 0,75 pikë shtesë dhe tani norma e interesit për bonot thesare është rritur në 4,25%. Sipas Bankës Qendrore, kjo është një masë për të stimuluar kursimet, me të vetmin qëllim uljen e shpenzimeve në kohë inflacioni, sepse shpenzimet në vetvete nënkuptojnë presion të mëtejshëm ndaj lëvizjeve të inflacionit.

“Pritet që me këtë masë të përforcohen ndryshimet e iniciuara në politikën e interesit të bankave dhe se bankat do të ofrojnë norma më të favorshme të interesit për të gjitha kategoritë e depozitave në denarë, duke kontribuar në rritjen më të fortë të kursimeve në monedhën vendase. Në të njëjtën kohë, ky ndryshim do të kontribuonte në menaxhimin optimal të likuiditetit”, lajmërojnë nga Banka Popullore.

Banka Popullore thotë se interesi i depozitave për depozitat e reja ka arritur në 1,07%, që është 0,22 pikë më shumë se shtatori i kaluar kur ishte 0,85%. Informacionet jozyrtare mediat kanë kuptuar nga sektori bankar janë se në periudhën në vijim bankat nuk do të japin më kredi banesore me kamatë fikse. Pasiguria në tregun financiar e detyroi sektorin bankar të bën një lëvizje të tillë./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori