LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Veselit, Besim Beqaj nesër pritet të jap dorëheqje

Pas vendimit të Veselit, Besim Beqaj nesër pritet të jap dorëheqje

Vendimi i fundit i kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për të shkarkuar nga pozitat gjithë zyrtarët e partisë me aktakuza ka prekur edhe Ministrin e Inovacionit Besim Beqaj, i cili është i përfshirë ne aferën “Pronto”.

Veseli liron nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së me aktakuza (Video)
Lexo po ashtu Veseli liron nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së me aktakuza (Video)

I njëjti ende nuk është deklaruar dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje, por burime të RTVDukagjini bëjnë të ditur se Beqaj do të thërras një konferencë për nesër në orën 11:00 dhe aty do të paraqes dorëheqjen e tij si dhe do të jap më shumë sqarime lidhur me këtë vendim të fundit të kreut të PDK-së, Kadri Veseli.


Pos Beqajt në këtë mes në proces të largimit është i përfshirë edhe zëvendësministri Agim Çeku që lidhët me aktakuzën të rasti i veteranëve.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Kreu i PDK-së, ka thënë se  nepotizmi dhe korrupsioni janë rritur në vendin tonë të vogël dhe kjo duhet të ndryshojë me një luftë të pa-kompromis ndaj korrupsionit dhe nepotizmit.

“E vetmja mënyrë për të siguruar mundësi të barabarta dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për gjeneratën e ardhshme të të rinjve është ta bëjmë një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Dhe, do ta përmbushim vizionin tonë për Kosovën me mundësi të barabarta për të gjithë, ekonomikisht të fortë dhe pa korrupsion”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori