LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të KQZ-së vjen reagimi i LVV-së: Jemi të bindur se PZAP dhe Gjykata Supreme vendosin në favorin tonë

Pas vendimit të KQZ-së vjen reagimi i LVV-së: Jemi të bindur se PZAP dhe Gjykata Supreme vendosin në favorin tonë

Pas mbledhjes së KQZ-së ku u vendos që të mos certifikohet lista e kandidatëve të LVV-së për zgjedhje, ka folur përfaqësuesi i kësaj partie në këtë institucion, Sami Kurteshi.

“Ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore që janë në dispozicion sipas Kushtetutës”, tha fillimisht Kurteshi.


Ai ka thënë se KQZ e as KGJK nuk kanë kërkuar nga LVV të zëvendësojnë kandidatët që kanë pasur çfarëdo dënimi, përcjell Telegrafi.

Kurteshi ka thënë se është absurde që disa kandidatë për shkak se kanë pasur dënime prej 60 eurove të mos certifikohen.

Përfaqësuesi i LVV-së thotë se është po ashtu absurde që disa kandidatëve u mohohet kandidimi edhe pse ata në ditën e zgjedhjeve e kalojnë kohën prej tri viteve që janë dënuar.

Kurteshi thotë se janë të bindur që LVV do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe t’i fitojë ato zgjedhje.

“Ne jemi të bindur se shkallët e radhës gjyqësore PZAP dhe Gjykata Supreme do të vendos në favor tonin dhe nuk do të ndjekin absurditetin dhe paradoksin që krijon KQZ në krye me Valdete Dakën që ishte në dispozicion të PDK-së dhe LDK-së”, tha ndër të tjera Sami Kurteshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori