LAJMI I FUNDIT:

Pas vdekjes së Princit Filip, kush do të trashëgojë titullin Duka i Edinburgut?

Pas vdekjes së Princit Filip, kush do të trashëgojë titullin Duka i Edinburgut?
Princi Filip dhe Princi Edward (Foto: Getty Images)

Titulli i Princit Filip pas vdekjes së tij përfundimisht do t’i kalojë djalit të vogël, Princit Edward.

Duka i Edinburgut vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.

“Kur Princi Edward u martua, ai nuk u bë një dukë mbretëror si princat e tjerë, të tillë si Princi Harry apo Andrew”, ka thënë për Fox News Nick Bullen. “Edward nuk u bë dukë gjatë martesës sepse si mbretëresha ashtu edhe Princi Filip donin që Edward të bëhej Duka i Edinburgut me vdekjen e Filip. Besoj se do të ndodhë”.


Princi Filip dhe Princi Edward (Foto: Getty Images)

Princi Edward, 57 vjeçar, u martua me Sophie në vitin 1999. Ata kanë dy fëmijë së bashku: Lady Louise Windsor dhe James, Viscount.

Princi i Uellsit, 72 vjeç, ndërkohë është i dyti në radhë për fronin.

Meghan Markle lë një kartolinë në kurorë për Princin Filip, përkundër se nuk mori pjesë në varrimin e tij
Lexo po ashtu Meghan Markle lë një kartolinë në kurorë për Princin Filip, përkundër se nuk mori pjesë në varrimin e tij

Raportohet se ka disa protokolle që duhet të adresohen para se Edward të trashëgojë përfundimisht titullin e lakmuar.

Princi Filip (Foto: Adrian Dennis/Pool via AP, File)

Sophie gjithashtu përfundimisht do të bëhet Dukesha e Edinburgut, një titull që u mbajt nga mbretëresha, 94 vjeçare.

Filip ka lënë pas mbretëreshën dhe katër fëmijët e tyre: Princin Charles, Princeshën Anne, Princin Andreë dhe Edward – si dhe tetë nipërit e mbesat dhe dhjetë stërnipërit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Magazina
Delilah dhe Amelia Hamlin sfidojnë motin e ftohtë me veshje provokuese, gjatë Javës së Modës në New York

Delilah dhe Amelia Hamlin sfidojnë motin e ftohtë me veshje provokuese, gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Burri i Serena Williams reagon pas performancës së saj në Super Bowl me këngën “diss” për Drake

Burri i Serena Williams reagon pas performancës së saj në Super Bowl me këngën “diss” për Drake

Magazina
Kalo në kategori