Pas vaksinimit anti-COVID, mbetjet mjekësore (shiringat dhe ampulat) mund ta përhapin virusin

Infektologë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, shprehin shqetësimet e tyre rreth menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave nga procesi i vaksinimit kundër COVID-19, siç janë shiringat, ampulat e qelqit, por edhe pajisjet tjera mbrojtëse personale.
Procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë ka filluar më 29 mars, me vaksinat e kompanisë britanike, AstraZeneca. Deri më tani janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, kurse nga dita e premte ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare.
Ramadani: Mbetjet mjekësore mund ta përhapin virusin
Infektologu Hamdi Ramadani thotë se administrimi i mbetjeve nga vaksinimi duhet të trajtohet në mënyrë profesionale, në të kundërtën, sipas tij, ekziston mundësia e përhapjes së coronavirusit.
“Menjëherë ai material duhet të eliminohet sepse shiringat mund të jenë të kontaminuara, të rrezikshme për qytetarët dhe ambientin. Përkundër faktit që COVID-19 bartet në mënyrë ajrore, por edhe në shiringa virusi mund të qëndrojë për një kohë të caktuar dhe kontakti me to krijon mundësinë e përhapjes së virusit”, thekson Ramadani.
Ndërkaq, Luan Hasanaj nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, thotë se trajtimi i sigurt i mbetjeve infektive, është problem shqetësues.
Ai shprehet se disa nga mbetjet mjekësore mund të shkatërrohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), por në komunat e tjera, të gjitha këto mbetje përfundojnë në deponi rajonale të mbeturinave.
“Pra, hidhen pa asnjë kontroll, nuk ka ndonjë sistem i cili i trajton këto mbetje gjithandej vendit. Tanimë, kur ka filluar vaksinimi dhe kur rritet numri i të vaksinuarave, do jenë qindra-mijëra mbetje dhe duke parë që mungon një sistem i trajtimit të tyre, kjo do të bëhet një problem i madh. Kjo rrezikon shumë qytetarët”, tha Hasanaj.
Përveç mbetjeve mjekësore në hapësirat e qendrave shëndetësore, Hasanaj thekson se në Kosovë është një ndotje enorme e mjedisit nga përdorimi i maskave, dorezave, shisheve të dezinfektueseve dhe pajisjeve tjera mbrojtëse personale, që hidhen nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
Bektashi: Materialet mjekësore, të asgjësohen
Edhe Agron Bektashi, ish-drejtor në Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), tha se mbetjet e produkteve mjekësore dhe materialeve të përdorura gjatë procesit të vaksinimit duhet të trajtohen dhe asgjësohen me kujdes të shtuar, në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve.
“Duhet të kenë metoda të caktuara se si duhet të asgjësohen se si të ruhet shëndeti i qytetarëve. Praktikat më të mira deri më tani, të cilat kanë qenë për shkatërrimin e mbeturinave apo mbetjeve medicinale, janë impiantet e vogla të cilat ndërtohen në kuadër të spitaleve ose jashtë tyre, ku bëhet asgjësimi i tyre në temperatura të larta dhe me një ndikim të vogël në ajër”, tha Bektashi.
Institucionet, të papërgatitura për trajtimin e mbeturinave
Institucionet shëndetësore nuk janë të përgatitur në mënyrë adekuate për administrimin e këtyre mbetjeve, thotë Hasanaj nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”.
“Nuk janë të përgatitur. Nuk ka ndonjë impiant që duhet të asgjësohen këto mjete. Krahas vaksinimit, në çdo lokacion që realizohet ky proces do të duhej patjetër të pajisen me impiant që merret me asgjësimin e mbetjeve. Dhe informatat janë që kjo nuk qëndron për momentin. Asnjë spital rajonal nuk posedon një impiant të tillë. Jo vetëm shiringat, ampulat, por secila mbetje medicinale është e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve dhe nuk trajtohet fare”, thekson ai.
Krasniqi: QKUK-ja bën trajtimin në mënyrë profesionale
Por, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pohojnë se të gjitha mbetjet medicinale, trajtohen në impiantin për trajtimin e mbetjeve medicinale, impiant ky që ekziston në kuadër të QKUK-së.
Mehdi Krasniqi, shef i sektorit të shërbimeve teknike në QKUK, tregon se kjo çështje është jashtëzakonisht mirë e organizuar. Këto mbetje, ai thotë se trajtohen përmes aparaturës përkatëse, pastaj përmes avullit deri në 180 gradë celsius bëhet sterilizimi i tyre.
“Çka ka material mjekësor trajtohet, me përjashtim të barnave. Ne kemi një impiant dhe në kuadër të tij, janë dy sterelizatorë që bëjnë trajtimin e mbetjeve. Përveç kësaj, kemi edhe një depo, ku ekziston frigoriferi special, ku deponohen këto lloje të materialeve, brenda ditës apo javës dhe kohë pas kohe edhe ato futen në trajtim. Pra, kushtet për trajtimin e këtyre mbetjeve plotësojnë çdo standard. Në QKUK, nga 900 deri 1200 kilogramë mbetje medicinale trajtohen brenda ditës”, thekson Krasniqi.
Mbetjet infektive riciklohen
Menaxhimi i mbeturinave nga vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, është i rregulluar në bazë të Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Nga përqindja e përgjithshme e mbeturinave, nga 10-15 për qind, thuhet se janë mbetje infektive, që kërkojnë vëmendje të veçantë për riciklimin ose asgjësimin përfundimtar të tyre.
Bilanci i mbetjeve jo-infektive mund të hidhet në depozitë komunale nëse menaxhohet siç duhet. Kurse për trajtimin e sigurt të mbetjeve infektive dhe asgjësimi e tyre, në Plan thuhet se Kosova ka planifikuar dhe buxhetuar për hedhje të mbeturinave, për ndërtim të kapaciteteve kombëtare, për ndarjen, trajtimin, transportimin dhe asgjësimin ose riciklimin e duhur të mbeturinave.
Në plan thuhet se Kosova do t’i eksplorojë mundësitë për hedhjen e mbeturinave infektive në repartet industriale për prodhimin e çimentos apo për t’i shndërruar mbeturinat në energji etj. /rel/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

Kusari: Aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri,që kanë sulmuar veturat e Policisë

QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

Von Cramon e vrazhdë me policët në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet për president të Turqisë

QUINT dhe BE-ja ripërsërisin qëndrimet kundër veprimeve të fundit të Kosovës në veri
Domatja shqiptare e sigurt, përgënjeshtrohet lajmi për kthim të një ngarkese nga BE-ja

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit