LAJMI I FUNDIT:

Pas tërmeteve, në Shkup mbyllen disa shkolla dhe çerdhe (Video)

Pas tërmeteve, në Shkup mbyllen disa shkolla dhe çerdhe (Video)
Foto: Ilustrim

Dy ditë pas dridhjes më të fuqishme të tokës në Shkup, termetit prej 5,3 ballëve sipas shkallës Rihter të ditës së dielë, Instituti i Seizmologjisë ka inspektuar mbi 50 objekte publike, në mesin e tyre spitale e shkolla, njofton Tv21.

Në komunën e Aerodromit, shkolla e mesme “Dimitar Vllahov” ka pësuar dëme, ndërsa në komunën Qendër kanë pësuar dëme materiale një shkollë dhe dy çerdhe. Autoritetet e këtyre shkollave thonë se mësimi zhvillohet si zakonisht dhe nuk ka vend për panik, e as për t’u ndërpresë procesi mësimor./Telegrafi/