LAJMI I FUNDIT:

Pas taksës për produktet e Serbisë, prodhimi vendor rritet me 25%

Pas taksës për produktet e Serbisë, prodhimi vendor rritet me 25%

Ndikimi i taksës 100 për qind në ekonominë kosovare nga data 21 nëntor deri me 5 dhjetor 2018, ishte tema e konferencës së Aleancës Kosovare të Bizneseve me media.

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini, tha se nga 21 nëntori deri më 5 dhjetor 2018 kanë realizua një hulumtim në 300 kompani në industrinë ushqimore, tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të dal deri në një konstatim se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100 për qind.

“Nga kjo rezulton si pozitive sipas përgjigjeve të respodentëve se ekonomia prodhuese është në drejtim të rimëkëmbjes”, tha Shahini.

Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, bizneset tregtare janë treguar fleksibile në gjetjen e partnerëve të ri dhe zëvendësim të shpejt, kjo ka ndikuar në rritjen e lehtë të çmimeve, por jo në masën e propaganduar se pa mallra serbe do të çrregullohet tregu tërësisht dhe do të ketë katastrofë humanitare dhe kjo del të mos jetë e vërtetë.

“Kosova nga kjo po përfiton shumë si në aspektin ekonomik duke e ndaluar evazionin fiskal tash e 18 vite që mund të jetë disa miliarda euro, ashtu edhe në aspektin politik që tashmë ka kthyer vëmendjen e gjithë botës kah Kosova”, tha Shahini.

Në bazë të hulumtimit del se tek bizneset kosovare masat kanë ndikuar pozitivisht.

Bizneset tregojnë sesa është rritur shitja e produkteve të tyre në këtë kohë, në industrinë ndërtimore 40 për qind, atë ushqimore 25 për qind, transport 20 për qind, tregti e shërbime 5 për qind e të tjera 10 për qind.

Ndërkaq bizneset tregojnë edhe se sa është rritur numri i të punësuarve në këtë periudhe, ku në industrinë ndërtimore është rritur 20 për qind, atë ushqimore 15 për qind, transport 20 për qind, tregti e shërbime 10 për qind, në 35 për qind të bizneseve nuk ka pas rritje.

Ndërsa se a kanë pas vështirësi të bënin zëvendësimin me produkte tjera, 55 për qind e bizneseve vendore kanë treguar se nuk kanë pasur problem, 25 për qind thonë se kishin vështirësi dhe 20 për qind nuk kanë bërë zëvendësim.

Bizneset tregojnë nga cili shtet po furnizoheni tani, ku nga vendet e BE-së furnizohen 35 për qind, Maqedonia 20 për qind, Shqipëria 20 për qind, Turqia 15 për qind, Azia 7 për qind dhe vendet tjera me 3 për qind.

Se për cilat produkte mund të ketë mungesë në treg, bizneset tregojnë se janë materiali ndërtimor, lënda e parë për paketime, medikamenter medicinale, produkte të grurit e misrit.

Se në cilën industri(sektor) janë rritur çmimet, bizneset tregojnë se shërbimet e transportit janë rrit 45 për qind, produktet lukse 20 për qind, ndërtimtaria 15 për qind, lënda e parë dhe paketimi 15 për qind dhe produkte ushqimore 5 për qind.

Ndërsa të pyetur se pse po rriten çmimet (faktorët e rritjes), bizneset kanë treguar se ato po ndodhin nga rritja çmimeve në tregun global 50 për qind, mungesa e produkteve 25 për qind dhe për shkak të taksës 100 për qind. 25 për qind.

Se a kanë besim në prodhimin vendor në krahasim me atë të huajin bizneset 50 për qind janë përgjigjur se kanë besim, ndërsa 25 për qind jo dhe 25 për qind nuk e dinë.

Nga cilat vende i preferoni produktet me shumë, bizneset tregojnë se nga BE-ja 55 për qind, Kosova dhe Shqipëria 25 për qind, Turqia 10 për qind dhe Azia dhe e tjera 10 për qind.

A ishte i drejt vendimi i Qeverisë për taksën 100 për qind, 96 për qind e bizneseve thonë se ishte i drejt, ndërsa 3 për qind janë përgjigjur se nuk ishte i drejtë dhe 1 për qind nuk e dinë.

98 për qind e bizneseve thonë se Qeveria nuk duhet ta tërheq vendimin e taksës 100 për qind, 1 për qind thonë se po duhet ta tërheqin dhe 1 për qind nuk e dinë.

Kryetari Agim Shahini, tha se AKB-ja, konstaton se taksa 100 për qind, ka rritë çmimet në krahasim me një muaj më parë ku është rritë 1 për qind, prodhimi vendor është rritur 25 për qind, punësimi vendor 15 për qind, besimi në prodhim vendor 50 për qind, besimi në Qeverinë e Kosovës 97 për qind dhe importi nga Serbia ka një rënie prej 98. për qind.

Lumnije Ajdini, menaxhere e përgjithshme e AKB-së, prezantoi rekomandimet për qeverinë, ku Qeveria duhet të jetë edhe më e vendosur për të ruajtur sovranitetin në tërë territorin e Kosovës. Të vendoset në pikën 1 dhe 31 dhe në brezin kufitar me Serbinë pjesëtarë shtesë te dogana e policia për të parandaluar kontrabandën. Të heqë taksat për grurë, misër miell, vaj, detergjent dhe në produktet tjera esenciale që ndikojnë në shportën e konsumatorit. Të mbështetet promovimi i biznesit vendor më shumë.

Lumnije Ajdini, prezantoi edhe rekomandimet për biznesin vendor. AKB-ja, për 16 vite me radhë ka bërë thirrje për konsum të produkteve vendore, andaj duhet që të kemi prodhime dhe importe të cilësisë më të lartë. Rritja e kapacitete prodhuese vendore. Prodhim dhe importe me çmime të konkurueshme. Furnizim të mjaftueshëm për qytetarët e Kosovës dhe punësim të ri. /Telegrafi/