LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil

Presidenti i Turqisë shprehu të enjten shqetësim për përleshjet rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Recep Tayyip Erdogan, presidenti turk si dhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres kanë qëndruar sot në shtetin ukrainas ku janë takuar me presidentin e atij vendi, Volodymyr Zelensky

“Ne shprehëm shqetësimin tonë për konfliktin e vazhdueshëm rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ne nuk duam të përjetojmë një Çernobil të ri”, tha Erdogan në një konferencë shtypi pas një takimi trepalësh me Zelenskyn dhe Guterresin.


Treshja u takuan sot në qytetin Lviv për të diskutuar hapat që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi përmes mjeteve diplomatike dhe për të mbajtur një mekanizëm të krijuar së fundmi për eksportin e grurit ukrainas në tregjet botërore.

“Gjatë takimit tonë trepalësh, ne vlerësuam gjithashtu mundësitë e transformimit të atmosferës pozitive të krijuar nga marrëveshja e Stambollit në paqe të përhershme”, tha Erdogan.

Rusia u kërkon punëtorëve të mos paraqiten nesër në Zaporizhzhia, Ukraina thotë se po përgatitet një provokim në termocentralin bërthamor
Lexo po ashtu Rusia u kërkon punëtorëve të mos paraqiten nesër në Zaporizhzhia, Ukraina thotë se po përgatitet një provokim në termocentralin bërthamor

Ky i fundit tha se e gjithë bota kishte filluar të ndjejë “efektet pozitive” të marrëveshjes, e cila mundësoi eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi në pjesën tjetër të botës.

Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të konfliktit ushtarak, i cili tani është në muajin e gjashtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Kalo në kategori