Jamie Shea, i cili ishte zëdhënës i NATO-s gjatë bombardimit të makinesirë serbe për parandalimin e masakrave në Kosovë, ka folur rreth agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit të saj në rajonin tonë.
Shea së fundi ka dhënë një intervistë për mediumin kroat, index.hr, ku ka ka pohuar se Bashkimi Evropian duhet të lëvizë më shpejt në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.
“Bashkimi Evropian më në fund e ka kuptuar se kjo është një temë e rëndësishme. Politika e kaluar ishte e keqe, ku e vuri gjithë përgjegjësinë për anëtarësim në kurrizin e vendeve të rajonit. BE-ja duhej të ndihmonte më shumë dhe të ishte më aktive për të ndihmuar transformimin e rajonit”, tha ish-zyrtari i aleancës më të madhe ushtarake në botë.
Ai deklaroi se Perëndimi tashmë po shihet se ka shtuar interesimin për rajonin duke iu referuar takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb me kancelarin gjerman në Berlin.
“Tani kemi sërish shumë aktivitete, shohim se kancelari gjerman, Olaf Scholz organizoi një takim mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pati një turne të madh në rajon. I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar është gjithashtu aktiv. Perëndimi tregon sërish se Ballkani është i rëndësishëm për të”, deklaroi 68-vjeçari.
Ai pohoi se BE-ja duhet të ketë një qasje më fleksibile, veçanërisht me vendet kandidate për anëtarësim në unionin evropian.
“Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë një qasje më fleksibile dhe t’u sigurojë vendeve kandidate disa përfitime nga anëtarësimi, veçanërisht në aspektin ekonomik. Disa në Bruksel mendojnë se është e nevojshme të ndryshohen traktatet bazë të BE-së, gjë që nuk është asnjëherë e lehtë, por çështja është se po kërkohet një zgjidhje inovative”, përfundoi Shea.
Ndryshe, Shea ka qenë nëpunës civil dhe anëtar i Stafit Ndërkombëtar të NATO-s për 38 vjet, kohë gjatë së cilës ka mbajtur një sërë postesh të larta në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë marrëdhëniet me jashtë, shtypin dhe median, si dhe politikat e planifikimit.
Aktualisht është anëtar i Grupit të Këshilltarëve Strategjikë të Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s në SHAPE në Belgjikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët