LAJMI I FUNDIT:

Mediat gjermane i bëjnë jehonë takimeve të Scholz-it me Kurtin e Vuçiqin

Mediat gjermane i bëjnë jehonë takimeve të Scholz-it me Kurtin e Vuçiqin

Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi sot në Berlin takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mediat gjermane i kanë dhënë hapësirë këtyre takimeve, duke vendosur theksin te kërkesa e Scholz për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të mos lejohet ndikimi i Rusisë në rajon.


Theks të veçantë në këto raportime ka marrë edhe deklarata e Scholz ku përgëzon Kosovën në lidhje me pozicionin e qartë për krizën në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë.

Televizioni publik i Gjermanisë ARD, ka raportuar se Scholz dëshiron që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor për t’u integruar në BE.

“Kancelari Olaf Scholz do që të sigurojë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të punojë për pranimin e shpejtë të këtij rajoni në BE: “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i përkasin Bashkimit Evropian”, citon ARD fjalimin e Scholz pas takimit me Kurtin, përcjell Telegrafi.

Media tjetër e njohur ndërkombëtare Euronews në gjuhën gjermane ka raportuar për takimet e kancelarit të Gjermanisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Euronews raporton se ndër bisedimet kryesore u përqendruan në luftën në Ukrainë. Por dialogu sipas tyre edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka marrë gjithashtu një shtysë të re.

Mediumi ka vënë theksin edhe te lëvdatat që i ka bërë kancelari gjerman pozicionimit të qartë të Kosovës në lidhje me luftën në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Scholz theksoi në konferencë se vendi i vogël që ka kaluar një luftë në një kohë jo shumë të largët ka marrë qëndrim të qartë mbi të gjitha çështjet ndërkombëtare, dhe pozicionimin shumë të hershëm në krah të Bashkimit Evropian. Kosova mbështet plotësisht sanksionet kundër Rusisë dhe kjo meriton njohje të madhe”, raportin tutje Euronews.

Mediumi tjetër gjerman Deutsche Welle duke pasqyruar takimet e Scholz-it me Kurtin e Vuçiqin theksin e ka vendosur te integrimi i rajonit në BE.

“Scholz tha se në sfondin e ngjarjeve në Ukrainë është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre. Në këtë mënyrë ato do të jepnin një kontribut për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan por në të gjithë Evropën”, raporton Deutsche Welle.

DW ka përmendur edhe deklaratën e Scholz se “Gjermania dhe Kosova janë të lidhura ngushtë, sepse Gjermania është investitori më i madh bilateral në Kosovë si edhe prej rreth 400.000 qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani”.

“Scholz ndërmjetëson midis Serbisë dhe Kosovës”, është titulli i medias tjetër gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) për takimet në Berlin.

“Kancelari Scholz do që të rinisë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Për këtë qëllim, ai u takua me Kryeministrin Kurti  dhe Presidentin Vuçiq”, shkruan FAZ.

Edhe FAZ ka përmendur deklaratat e Scholz në lidhje me pozicionin e Kosovës për krizën në Ukrainë. FAZ citon Scholz i cili tha se “Kosova meriton mirënjohje të madhe” për këtë pozicion.

Pas takimeve me kancelarin Scholz Kurti dhe Vuçiq do të zhvillojnë një takim me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori