I njohur për mbiemrin e tij, “I Mrekullueshmi”, faraoni Amenhotep III mbikëqyri periudhën pa dyshim më të lavdishme në historinë e Egjiptit të Lashtë, duke sjellë paqe dhe lulëzim në perandori, ndërsa urdhëroi ndërtimin e disa prej monumenteve më të mëdha të saj.
Tani, më shumë se 3350 vjet pas vdekjes së tij, sundimtari i lashtë ka rikthyer shkëlqimin e dikurshëm falë një rikrijimi të fytyrës së tij të mumifikuar.
Duke sunduar Egjiptin për pak më pak se 40 vjet gjatë dinastisë së 18-të të Perandorisë së Re, Amenhotep III arriti në fron kur ishte ende fëmijë dhe u bë një nga njerëzit më të njohur që kanë ecur në brigjet e Nilit. Ai sundoi rreth viteve 1388-1351 (para lindjes së Krishtit), dhe nën sundimin e tij u ndërtua pjesa kryesore e tempullit të Luksorit, si dhe shumë ndërtesa madhështore në Karnak dhe Memphis.
Një nga monumentet më të njohura të ndërtuara për nder të Amenhotepit III ishte tempulli memorial i tij në Kom el-Hettan, ku ruhet dy statujat e mëdha të njohura si Kolosët e Memnonit, shkruan IFLScience.
Megjithatë, edhe pse ai është një nga faraonët më të njohur dhe më të studiuar, mumia e Amenhotepit III fatkeqësisht është në një gjendje të dobët, pasi u dëmtua nga grabitësit e varreve dhe lagështira gjatë disa shekujve.
Duke shprehur shqetësimin për shkallën e shkatërrimit, autorët e një studimi të ri që dokumenton rindërtimin e fytyrës shpjegojnë se “koka kryesisht e skeletizuar nuk lejon nxjerrjen e përfundimeve të drejtpërdrejta mbi pamjen e fytyrës së individit intra vitam (gjatë jetës) vetëm duke e vëzhguar, siç është rasti me mumiet që ruhen mirë.”
Për më tepër, duket se Amenhotep III nuk është balsamuar në mënyrën tradicionale, por ka kaluar nëpër një proces mjaft të veçantë mumifikimi.
“Ka të ngjarë të jetë tharë në një banjë me natron të ngopur, mbushur, vulosur me disa shtresa shkrepi dhe në fund u shndërrua në një ‘mumi të ngjashëm me statujën’, më shumë si një statujë sesa një mumie konvencionale”, shkruajnë autorët e studimit.
Për të rikrijuar pamjen mbretërore, studiuesit janë mbështetur në shënimet e anatomistit australian Grafton E. Smith, i cili studioi për herë të parë mumien në vitin 1905. Duke krahasuar këto të dhëna me fotografitë e trupit, studiuesit zbuluan se Smith kishte regjistruar gabim gjatësi e kafkës 194 milimetra, kur në fakt ishte vetëm 174 milimetra.
Smith gjithashtu kishte matur distancën mes syve të Amenhotepit III, përmasat e shpërthimit të syve, gjerësinë e hundës dhe shumë karakteristika të tjera kyçe, të cilat mundësuan studiuesit të krijonin një model të saktë të kafkës së faraonit. Pamjet e tomografisë kompjuterike të individëve të gjallë u vendosën mbi këtë model për të definuar indet e buta, duke dhënë një rindërtim të plotë të fytyrës së lashtë.
Duke qenë se ky model përfundimtar nuk përfshin informacion mbi stilin e flokëve apo ngjyrën e Amenhotepit III, formën e syve të tij apo nuancën e lëkurës, autorët e studimit publikuan një imazh “objektiv” pa flokë, me sy të mbyllur dhe nuanca gri. U krijua gjithashtu një imazh tjetër, më artistik, që këtë herë tregon sytë e hapur dhe me flokë, një version të faraonit me ngjyrat e plota dhe me veshje mbretërore përkatëse për periudhën në të cilën ai jetoi.
Duhet thënë se ky imazh i dytë duket më i përshtatshëm për dikë që quhet “I Mrekullueshmi”. Studimi u publikua në revistën Clinical Anatomy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusia pësoi sulmin më masiv me dron në vitin 2025
Propozohet amendament për mandatin e tretë të Trumpit
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
Nis bojkotimi i dyqaneve në Kroaci - shkaku i çmimeve të larta
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë