LAJMI I FUNDIT:

Pas shumë kohe, Bentley konfirmon prodhimin e edicionit special të modelit Mulsanne (Foto)

Pas shumë kohe, Bentley konfirmon prodhimin e edicionit special të modelit Mulsanne (Foto)

Prodhuesi britanik Bentley, e kishte shfaqur më 2012 para një grupi të vogël ekspertësh, modelin e ri Mulsanne, ndërsa pas dy vitesh e prezantoi zyrtarisht.

Megjithëse kaluan tre vjet, është vendosur që kjo veturë më në fund të hyjë në prodhim, por me një edicion special shumë të limituar, transmeton Telegrafi.


Makina do të prodhohet në vetëm 19 njësi, për nderë të themelimit të kompanisë Bentley më 1919.

Sipas disa të dhënave, kjo veturë do të lansohet pas dy vitesh, ndërsa pritet të kushtojë rreth tre milionë euro. /Telegrafi/