LAJMI I FUNDIT:

Pas shkarkimit nga Man Utd, Ten Hag lidhet me një kalim tek klubi që garon në Ligën e Kampionëve

Pas shkarkimit nga Man Utd, Ten Hag lidhet me një kalim tek klubi që garon në Ligën e Kampionëve

Erik Ten Hag është lidhur me një rikthim të shpejtë në stol pas shkarkimit të tij nga Manchester United. 

Ten Hag u shkarkua gjatë muajit tetor me Unitedin që gjendje në pozitën e 14-të në tabelë dhe kishin përjetuar fillimin e tyre më të dobët të sezonit në Ligën Premier pas nëntë ndeshjeve. 

Humbja ndaj West Hamit ishte fatale për teknikun holandez të cilin më pas e zëvendësoi Ruud Van Nistelrooy si trajner i përkohshëm deri në ardhjen e Ruben Amorim. 


54-vjeçari fitoi Carabao Cup dhe FA Cup gjatë kohës sa ishte tek Unitedi, teksa kishte arritur 55 për qind të fitoreve. 

Por teksa ai po shijon një pauzë nga futbolli, ish-trajneri i Ajaxit mund të bëjë rikthimin në stol më herët se sa pritej. 

Sipas gazetarit Patrick Berger, Ten Hag është një kandidat potencial për ta zëvendësuar Marco Rose tek RB Leipzig. 

Rose është nën një presion jashtëzakonisht të madh tek Leipzigu pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, me skuadrën që momentalisht renditet e katërta në Bundesliga dhe e 34-ta në Ligën e Kampionëve pa asnjë fitore të vetme në pesë ndeshje. 

Ata u mposhtën me rezultat 5-1 nga Wolfsburgu në vikend dhe nuk kanë shijuar fitoren që nga 29 tetori kur mposhtën St. Paulin në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. 

Raundi i ardhshëm në Kupë ndaj Eintracht Frankfurtit mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij dhe tashmë klubi e ka Ten Hagun në listë si një prej objektivave kryesor në rast se vendosin ta shkarkojnë atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori