LAJMI I FUNDIT:

Pas Shaqirit edhe Yann Sommer pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Pas Shaqirit edhe Yann Sommer pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Portieri zviceran, Yann Sommer është pensionuar zyrtarisht nga Kombëtarja e Zvicrës pas 12 viteve qëndrim te Helvetikët.

Anëtari i skuadrës italiane Inter i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren në moshën 35 vjeçare, ku ka 10 vite që është portieri i parë.

35-vjeçari ka debutuar me helvetikët në vitin 2012, derisa deri më tani ka zhvilluar 94 ndeshje.


View this post on Instagram

A post shared by Yann Sommer (@yannsommer)

Sommer do të mbahet në mend si portieri me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares së Zvicrës.

“Kam vendosur që ta mbyll karrierën si portier për përfaqësuesen e Zvicrës. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vjet dhe në 94 ndeshje ndërkombëtare”.

“Koha ime në përfaqësuese do të thotë shumë për mua. I shikoj me krenari momentet e shumta të paharrueshme, lojërat emocionuese, fitoret që festuam së bashku dhe sfidat që kemi kaluar së bashku”, ka shkruar portieri zviceran.

Sommer që është pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë, Inter ka bërë karrierë edhe në Zvicër te Basel, Vaduz e Grasshoppers si dhe në Gjermani te Bayern Munich dhe Borussia Moenchengladbach. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori