Pas rrëfimit të Lelës, Leo thyen heshtjen me një reagim befasues

Pas deklaratës së gjatë dhe emocionale të Lelës mbi ndarjen e saj nga Leo, ka ardhur edhe reagimi i parë i tij.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova është mjaftuar me një fjalë të vetme në InstaStory: “OK”, një reagim i shkurtër, por që ka ngjallur shumë interpretime në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Lela kishte folur më herët për përjetimet e saj pas ndarjes, duke treguar se është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj, por ka mësuar të mos ketë më nevojë për justifikime.

“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” kishte shkruar ajo.
Në të njëjtin mesazh, Lela theksonte se nuk e sheh veten si viktimë, por si një grua që zgjedh dinjitetin dhe forcën për të ecur përpara.

“Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë”, kishte shtuar ajo.
Pas këtij reagimi, shumë ndjekës kanë vënë re se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që është interpretuar si hapi i parë drejt ndarjes.
Vetëm disa ditë para reagimit të Leos, ajo kishte ndarë edhe një mesazh të koduar: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato”.
Tashmë, me heshtjen e thyer nga të dyja palët, historia e tyre mbetet ende plot pikëpyetje. /Telegrafi/



























































