LAJMI I FUNDIT:

Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë, hapin e radhës duhet ta bëjë Greqia

Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë, hapin e radhës duhet ta bëjë Greqia

Marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, dje u ratifikua në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e njoftoi MPJ-në greke, e cila tani duhet të njoftojë Këshillin e Evropës se janë larguar të gjitha pengesat për integrimet e Maqedonisë.

Kuvendi dje miratoi propzim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë me 69 vota “pro”, ndërsa nuk morën pjesë deputetët e opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas ratifikimit të marrëveshjes të njëjtën e dërgoi tek kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se integrimi i Maqedonisë në NATO është vendosur në rend dite në samitin e 11 dhe 12 korrikut të kësaj organizate.

Sipas marrëveshjes, Greqia pas ratifikimit në Kuvendin e Maqedonisë ka detyrë ta njoftojë Këshillin e Evropës se nuk kanë mbetur pengesa për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, ndërsa në qeverinë greke janë optimist për hapat e mëtejmë për zbatimin e marrëveshjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori