LAJMI I FUNDIT:

Pas raportimeve për shkarkimin e Valeryi Zaluzhnyi, Klitschko: Ndaloni intrigat politike dhe luftën e brendshme

Pas raportimeve për shkarkimin e Valeryi Zaluzhnyi, Klitschko: Ndaloni intrigat politike dhe luftën e brendshme

Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, shprehu mendimin e tij në kontekstin e diskutimit për shkarkimin e mundshëm të Valeriy Zaluzhnyi, komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Ai paralajmëroi se shoqëria nuk beson se ndryshimi i udhëheqjes ushtarake do të ketë pasoja pozitive, transmeton Telegrafi.


“Është kryesisht falë Zaluzhnyi që ukrainasit besuan me të vërtetë në forcat tona të armatosura, të cilat sot gëzojnë besimin më të madh. Gjenerali Valeryi Zaluzhnyi kaloi shumë momente të vështira si ushtar gjatë luftës. Vetëm ai e di se sa ishin në fakt”, ka shkruar Klitschko në Telegram.

Ai theksoi se “politika mund të mbizotërojë mbi arsyen e shëndoshë dhe interesat e shtetit”. Shprehu shpresën se ata e kuptojnë seriozitetin e hapave dhe përgjegjësinë për to.

Ukrainasit publikojnë videon: Forcat tona speciale kapën mercenarët rus të Wagner-it në Sudan
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë videon: Forcat tona speciale kapën mercenarët rus të Wagner-it në Sudan

“Sepse sot, kur Ukraina lufton për mbijetesën e saj, gjëja kryesore është aftësia luftarake dhe koherenca e ushtrisë dhe uniteti i shoqërisë. A është ky qëllimi i ndryshimit të shpallur? Shoqëria nuk është e bindur. Dhe kjo duhet marrë parasysh. Dhe së fundi, ndaloni me intrigat politike dhe luftën e brendshme”, tha Klitschko.

Ai shtoi se fitorja e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus është e vetmja gjë për të cilën duhet luftuar sot. Ndryshe presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi se bisedimet për shkarkimin e Zaluzhnyi janë në vazhdim.

Disa burime në ekipin e presidentit dhe qarqet ushtarake i thanë Ukrainian Pravda se Zelensky po konsideron gjithashtu shkarkimin e Serhii Shaptala, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori