LAJMI I FUNDIT:

Pas raportimeve për mpiksje të gjakut, Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Pas raportimeve për mpiksje të gjakut, Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Danimarka ka pezulluar vaksinën e AstraZeneca, pas rasteve të mpiksjes së gjakut, pavarësisht se në Bashkimin Evropian zotohen se vdekja e një pacienti në Austri nuk është shkaktuar nga kjo vaksinë.

Ministri danez i Shëndetësisë, ka bërë të ditur se autoritetet janë duke shqyrtuar nëse kishte ndonjë lidhje me vaksinën mpiksja e gjakut, pas disa rasteve të raportuara që një ka përfunduar me fatalitet, transmeton Telegrafi.


“Tani nuk mund të konkludojmë nëse ka pasur ndonjë lidhje. Po veprojmë herët, fillimisht duhet të hetohet rasti”, ka thënë Magnus Heunicke.

Kujtojmë që Danimarka i është bashkuar pesë vendeve tjera të BE-së që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës të AstraZeneca, përfshirë kështu, Austrinë, Estoninë, Lituaninë, Luksemburgun dhe Latvinë. /Telegrafi/