LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, 15 ankesa adresohen në PZAP

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, 15 ankesa adresohen në PZAP

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri tash janë parashtruar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm të subjekteve politike të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatin zgjedhor.

Mul Desku nga PZAP theksoi se deri në orën 17:00 në këtë Panel janë pranuar 15 ankesa kundër publikimit të rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja.


Ai tha se pretendimet e këtyre kandidatëve janë se iu është bërë e pa drejtë me rezultatin zgjedhor.

“Paraqitja e ankesave është në proces. Ankesa ka, deri tash i kemi pranuar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm për parregullsi eventuale nëse ka pasur gjatë numërimit dhe mos përputhjes së rezultateve nga formularët për kandidatë”, thotë Desku.

Subjektet politike mund të parashtrojnë ankesat deri 24 orë pas publikimit të rezultateve përfundimtare.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, VV ja është partia e parë me 49.95 për qind, e pasuar nga PDK-së, me 16.9 përqind, LDK-ja me 12.64 për qind, AAK 7.078 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori