LAJMI I FUNDIT:

Pas protestës Hoti takoi përfaqësuesit e gastronomëve, u premton mbështetje nga Qeveria

Pas protestës Hoti takoi përfaqësuesit e gastronomëve, u premton mbështetje nga Qeveria

Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur në takim një delegacion të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e këtij sektori të biznesit dhe vështirësitë me të cilat po përballet në situatën aktuale të pandemisë COVID-19.

Pasi që është njoftuar nga delegacioni i gastronomëve për gjendjen e këtij sektori, Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që t’i mbështesë të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe bizneset në Kosovë, me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar.


Po ashtu, Hoti ka theksuar se masat e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, do ta lehtësojnë përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.

Gjatë këtij takimi, u kërkua që gastronomia t’i respektojë me përpikëri masat e parapara ndaj COVID – 19, në mënyrë që mos rrezikohet shëndeti i klientëve.

Protestojnë gastronomët, 'dorëzojnë' çelësat para Qeverisë së Kosovës për shkak të kufizimeve
Lexo po ashtu Protestojnë gastronomët, 'dorëzojnë' çelësat para Qeverisë së Kosovës për shkak të kufizimeve

Gastronomët e Kosovës sot kanë protestuar para Qeverisë për të kundërshtuar kufizimet që u janë vendosur me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19, pasi sipas tyre kanë ndikuar në mbylljen e shumë bizneseve.

Ata përmes një aksioni simbolik para Qeverisë së Kosovës kanë dorëzuar çelësat e bizneseve të tyre. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës me vendimin për kufizim të orarit ua ka vështirësuar punën e tyre.

Qeveria e Kosovës në fillim të muajit korrik, kishe marr vendim që të gjitha lokalet do të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Puna është lejuar vetëm për ato biznese që punojnë në hapësira të hapura dhe ato “take away”, apo “merre me vete”. /Telegrafi/