LAJMI I FUNDIT:

Pas prezantimit të Hazardit, këto janë dy formacionet e mundshme të Zidanet me belgun yll të skuadrës

Pas prezantimit të Hazardit, këto janë dy formacionet e mundshme të Zidanet me belgun yll të skuadrës
Real Madridi (Foto: Marca.com)

Pas prezantimit të madh të Eden Hazardit në Santiago Bernabeu, duket qartë se formacioni i Zinedine Zidanet për sezonin 2019/20 do të përbëhet nga ylli belg dhe dhjetë të tjerë.

Hazard do të jetë xhevahir i projektit të ri të Real Madridit dhe ai do të udhëheqë ekipin, i cili tani pas një sezonit të dështuar përballet me kërkesa më të larta se kurrë.

Pra, si mund të vijmë deri tek Real Madridi i ri i Zidanet? Francezi dha disa deklarata të tij në fund të sezonit kanë dhënë tashmë një ide rreth formacionit.


Gjithçka çfarë ndodhi në prezantimin e Eden Hazard te Real Madridi: Arritja në kryeqytet, testet mjekësore, konferenca, fanella pa numër, fansat dhe puthja e logos së klubit
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi në prezantimin e Eden Hazard te Real Madridi: Arritja në kryeqytet, testet mjekësore, konferenca, fanella pa numër, fansat dhe puthja e logos së klubit

“Formacioni madje mund të ndryshojë renditjen”, ka thënë Zidane në një bisedë të tij me mediat.

Duket sikur formacioni 4-3-3 që Zidane ka favorizuar gjatë kohës së tij në krye të Real Madridit, nuk është më i vetmi opsion.

Formacionet e mundshme të Zidanet me Real Madridin (Foto: Marca.com)

Hazard mund të luajë në të majtë në sistemin 4-3-3, por mund të veprojë në rolin e numrit 10 në një formacion 4-2-3-1, me Vinicius Junior që do të luante në të majtë.

Hazard tregon bisedën që pati me Modric: Ia kërkova numrin 10 sa isha te Chelsea
Lexo po ashtu Hazard tregon bisedën që pati me Modric: Ia kërkova numrin 10 sa isha te Chelsea

Një zgjidhje tjetër mund të shohë Hazardin dhe Viniciusin të luajnë nga krahët, njëri në të majtë dhe tjetri në të djathtë, për të bërë hapësirë ​​për një mesfushor krijues si Luka Modric.

Zidane thuhet gjithashtu se po shtyn shumë edhe për transferimin e Paul Pogba në Bernabeu, me francezin që do të luante në krahë të Toni Kroosit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori