LAJMI I FUNDIT:

Pas përjashtimit të Tahirin nga PS-ja, Basha: Po kërcënohet dhe shantazhohet drejtësia për ta mbrojtur

Pas përjashtimit të Tahirin nga PS-ja, Basha: Po kërcënohet dhe shantazhohet drejtësia për ta mbrojtur

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Saimir Tahirin.

Rama e përjashtoi Tahirin nga të gjitha funksionet brenda PS-së që të hetohet si deputet i lirë, kreu i PD-së iu drejtua me një thirrje të hapur BE e SHBA-ve, sigurisht jo për këtë çështje. Basha u ndal tek ato deklarata, që i quajti kërcënime të hapura ndaj prokurorëve.

“Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit. Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet”, shkruan Basha. /Telegrafi/