Në vitet e fundit, Jennifer Lawrence i ka shënuar disa prej momenteve që janë mbajtur mend gjatë ceremonive të ndarjes së çmimeve Oscar.

Kur e fitoi çmimin Oscar në vitin 2012, u pengua në shkallë dhe u rrëzua gjatë ngjitjes për ta marrë çmimin.


Në vitin pasues, u pengua në një kon në tepihun e kuq dhe u rrëzua prapë.

Dhe për të vazhduar me veprimet e saja "për t'u kujtuar", i ka lënë sërish të gjithë gojëhapur me modestinë e saj në ceremoninë e 90-të të Academy Awards.

jen 1 (Foto: Getty Images)

28-vjeçarja është fotografuar duke kaluar mbi karrige në Dolby Theatre, ndërkohë që në dorë e mbante gotën me verë.

Jennifer dukej shumë bukur në tepih të kuq, e veshur me një fustan metalik Dior.

jen 2 (Foto: Getty Images)

Gjatë ceremonisë, ajo dukej shumë e disponuar dhe ka biseduar vazhdimisht me koleget e saja. /Telegrafi/

Jeni 1 (Foto: Getty Images)

Jeni 2 (Foto: Getty Images)

Jeni 3 (Foto: Getty Images)

Jeni 4 (Foto: Getty Images)

jen4 (Foto: Getty Images)

jen 3 (Foto: Getty Images)