LAJMI I FUNDIT:

Pas Parisit dhe New Yorkut, dhjetë tregime dashurie vazhdojnë në dramën “Berlin, I Love You”

Pas Parisit dhe New Yorkut, dhjetë tregime dashurie vazhdojnë në dramën “Berlin, I Love You”
Keira Knightley në filmin "Berlin, I Love You" (Foto: YouTube/ONE Media)

Kanë ardhur pamjet e para nga historia e dashurisë që në vitin 2006 e kemi parë në Paris, pastaj në vitin2008 në Neë York, ndërsa vazhdimi i romancës zhvillohet në Berlin.

Disa vite pas filmave “Paris, I Love You” (“Paris, je t’aime”) dhe “New York, I Love You”, regjisorët Dianna Agron, Peter Chelsom, Fernando Eimbcke, Justin Franklin, Dennis Gansel, Dani Levy, Daniel Lwowski, Josef Rusnak, Til Schweiger dhe Massy Tadjedin – kanë vendosur të bëjnë një dramë të re dashurie me titull “Berlin, I Love You”.


Detajet e filmit të ri nuk janë shumë të njohura, ndërsa dihet se do të sjellë dhjetë tregime dashurie nga kryeqyteti gjerman, gjë që ka ndodhur edhe me filmat e mëparshëm.

Sa i përket ekipit të aktorëve, në film do të shohim Keira Knightley, Luke Wilson, Helen Mirren, Jim Sturgess, Mickey Rourke, Jenna Dewan, Hayden Panettiere, Emily Beecham, Dianna Agron, Veronica Ferres dhe shumë të tjerë.

Dy filmat e mëparshëm kanë arritur suksese të mëdha, ndërsa kritikët parashikojnë se do të pëlqehet edhe filmi i ri.

Premiera e “Berlin, I Love You” është caktuar për datën 21 mars 2019 dhe do të jepet në Greqi, ndërsa më pas do të nisë shfaqja nëpër kinematë botërore.

“Rio, I Love You” (“Rio, Eu Te Amo”) është një tjetër film i këtij lloji që është lansuar në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori