LAJMI I FUNDIT:

Pas një seri vjedhjesh, policia italiane arreston serbin që u filmua nga kamerat e sigurisë duke plaçkitur një burrë (Video)

Pas një seri vjedhjesh, policia italiane arreston serbin që u filmua nga kamerat e sigurisë duke plaçkitur një burrë (Video)

Policia italiane ka arrestuar një shtetas serb 20-vjeçar, për shkak të një seri të vjedhjeve që i ka kryer në Milano të Italisë.

Ai dyshohet për tetë vjedhje që kanë ndodhur gjatë periudhës tetor-dhjetor. Viktimat e vjedhjeve kanë qenë të moshës 17 deri në 22 vjet, kurse i sulmonte në zona të errëta të qytetit ku mungonte ndriçimi publik, transmeton Telegrafi.


Njëra nga këto plaçkitje është filmuar nga kamerat e sigurisë, që i ka shërbyer policisë si dëshmi kundër këtij shtetasi serb.

Viktimat kanë deklaruar ky hajn u afrohej atyre me një biçikletë, duke u kërkuar kinse shkrepës që ta ndezë një cigare, por ka pasur raste që i ndalonte për t’ju marrë ndonjë informacion. /Telegrafi/