LAJMI I FUNDIT:

Pas një ndërrimi 48 orësh, infermierja britanike shkon në supermarket – del nga aty e përlotur

Pas një ndërrimi 48 orësh, infermierja britanike shkon në supermarket – del nga aty e përlotur

Një infermiere e shqetësuar që nuk ishte në gjendje të blinte ushqimet themelore pas një ndërrimi 48-orësh, u ka kërkuar blerësve që të ndalonin zbrazjen e rafteve të supermarketeve, në mes të pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në ankesën e saj, Dawn Bilbrough, 51 vjeçe, nga York-Angli, e cila sapo kishte përfunduar një ndërrim të gjatë dhe rraskapitës, shpjegoi se ajo kishte vizituar supermarketin e saj për të marrë artikuj ushqimorë themelorë për dy ditët e ardhshme, por doli “e zhgënjyer” dhe e përlotur.

Pasi zbuloi se nuk kishte fruta dhe perime që ajo të sigurojë një jetë të shëndetshme në mes të shpërthimit të COVID-19, punonjësja e kujdesit shëndetësor bëri një lutje të përlotur para publikut duke i nxitur ata që ‘ta ndalojnë këtë’.


Infermierja shfrytëzoi Facebook-un nga ulësja e makinës së saj për të thënë: ‘Sapo kam dalë supermarketi. Nuk ka fruta dhe perime dhe unë kam qarë pak atje’.

‘Unë jam një infermiere e kujdesit kritik dhe kam mbaruar vetëm 48 orë punë dhe thjesht kam dashur të marr disa gjëra për 48 orët e ardhshme’.

‘Nuk ka frute, nuk ka perime dhe thjesht nuk e di se si duhej të qëndroj e shëndetshme’.

Pasi ndau videon emocionale, Znj Bilbrough u përmbyt me mesazhe mbështetjeje nga miqtë dhe të dashurit e shqetësuar, me disa duke i ofruar asaj disa nga artikujt e tyre ushqimorë.

Videoja me ngarkesë emocionale vjen pasi shitësit me pakicë theksojnë se ka shumë ushqim në zinxhirin e furnizimit por blerësit duhet të veprojnë me përgjegjësi për të siguruar që të gjithë mund të marrin atë që u nevojiten – veçanërisht ata që janë më të prekurit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori