LAJMI I FUNDIT:

Pas një nate me shumë konsum alkooli, zgjohet nga ‘cimerat’ në mënyrën më të vrazhdë (Video)

Pas një nate me shumë konsum alkooli, zgjohet nga ‘cimerat’ në mënyrën më të vrazhdë (Video)

Studenti nga Nottingham i Anglisë i njohur vetëm si Sam, ka pasur një zgjim të vrazhdë, pas një nate të gjatë me shumë konsum alkooli.

Reklama

Kur panë se oborri ishte mbuluar me shtresën e bardhë, ‘cimerat’ vendosën që ambientin e jashtëm, t’ia dërgojnë atij në shtrat, transmeton Telegrafi.

“Ai nuk mund ta përjetonte borën sepse po flinte, andaj u angazhuam që të mos humbiste asgjë”, ka thënë njëri prej tyre.

Më poshtë mund të shihni reagimin e tij, kur zgjohet prej gjumi nga kova e madhe e mbushur me borë. /Telegrafi/