LAJMI I FUNDIT:

Pas një nate me alkool, të rinjtë anglezë filmohen duke u rrahur brutalisht në rrugët e Birminghamit (Video, +18)

Pas një nate me alkool, të rinjtë anglezë filmohen duke u rrahur brutalisht në rrugët e Birminghamit (Video, +18)

Rrahje dhe shfrenim janë regjistruar në rrugët e Birminghamit të Anglisë, ku qindra të rinj që ishin veshur me rrobat e karaktereve të filmave të Hollywood-it.

Por një video amatore që është publikuar në internet, shfaq dy të rinj që rrahen brutalisht në mes të rrugës në prezencë të qindra kalimtarëve të rastit, transmeton Telegrafi.


Ishte një femër që tentonte t’i ndalte, por ishte e kotë pasi ata vazhduan derisa njëri u përplas për tokë nga goditja e fuqishme që e mori, ndërsa sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar prangave të policisë.

Rrahje dhe shfrenim policia angleze ka njoftuar se ka pasur edhe në qytetet tjera të vendit, kurse në video shihen disa vajza të cilat mezi arrinin të qëndronin në këmbë nga konsumimi i tepërt i alkoolit. /Telegrafi/