LAJMI I FUNDIT:

Pas një alarmi në spitalin Saint Thomas në Londër, forca të shumta rrethojnë zonën – mbyllin edhe urën Westminster

Pas një alarmi në spitalin Saint Thomas në Londër, forca të shumta rrethojnë zonën – mbyllin edhe urën Westminster

Policia londineze ka bllokuar disa rrugë dhe ura, për shkak të siç raportohet, një alarmi sigurie në spitalin Saint Thomas.

Vetura të policisë kanë rrethuar spitalin që gjendet në afërsi të Waterlow, kurse shpejtë është konfirmuar se rreziku ka kaluar dhe se pritet të hiqen kordonët, transmeton Telegrafi.


Pacientëve, infermierëve dhe mjekëve u është ndaluar hyrja në objekt, e disa minuta më pas është evakuuar e tërë ndërtesa me qëllim që policia të kryej një kontroll të detajuar.

Edhe ura Westminster është mbyllur nga të dyja anët për qarkullim, derisa një kordon i madh është vendosur në këtë zonë.

Pacientët që kishin prentouar kontrolle mjekësore nuk janë lejuar të futen në spital, derisa personelit i është ndaluar gjithashtu hyrja. /Telegrafi/