Këngëtarët shqiptarë, Young Zerka dhe Ronela Hajati, duket se janë ndarë që një kohë.

Të njëjtit po shijonin një lidhje dashurie prej vitesh, teksa prej disa muajsh raportohet se janë ndarë.


Zerka së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush luan”, gjersa në mesin e shumë pyetjeve nuk munguan edhe ato ngacmuese për ish-të dashurën e tij.

Young Foto: YouTube

Në një nga sfidat, artistit i duhej të zbulonte bisedën e fundit që bëri me ish-partneren Ronela Hajatin.

Ai thotë se nuk ka asnjë bisede më të, pasi i ka fshirë të gjitha - gjithçka çfarë kishte sa i përket romancës së tyre.

640 0 5c05724e0bb2c Foto: Facebook

Përkundër kësaj, të dy artistët po vazhdojnë të jenë më shumë të fokusuar në karrierë, në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/