Tash e një kohë në mediat shqiptare është raportuar një krizë mes marrëdhënies së Mozzik dhe Loredana Zefit.

Megjithatë, kjo e fundit ditë më parë e konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga reperi ferizajas, me ç’rast ka treguar se është nënë beqare dhe se tashmë është më e fortë për të vazhduar karrierën e saj.


E njëjta përmes një postimi që ka ndarë me fansat në Instagram, vjen me një mesazh tejet domethënës për të gjitha nënat, përfshirë edhe veten.

72266330 1143459866042377 5654225798375145472 n Loredana Zefi me mesazh për të gjitha nënat (Foto)

Në fakt, postimi në fjalë flet për edukimin e fëmijëve, në këtë rast për vajzën, në mënyrë që në të ardhmen të bëhet e zonja e vetes.

"Bëje vajzën tënde kaq të zonjën sa të mos shqetësohet se kush do të martohet me të. Në vend që të kursesh paratë për pajën e saj, investoji paratë për shkollimin dhe edukimin e saj e në vend që të përgatitësh jetën bashkëshortore, përgatite të jetë e zonja e vetes për të përballuar jetën. Mësoji gjënë më të rëndësishme: vetëvlerësimin dhe dashurinë për veten", ka shkruar mes tjerash artistja Zefi.

Reperja nga Ferizaj tanimë do të vazhdojë e vetme në turneun, "Bonnie and Clyde", që ajo ka paraparë ta mbajë gjatë vitit 2020.

Përndryshe, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze të quajtur, Hana, e cila erdhi në jetë dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/