LAJMI I FUNDIT:

Pas lehtësimit të masave, infektologu Ramadani tregon se kur mund të shpallet fundi i pandemisë

Pas lehtësimit të masave, infektologu Ramadani tregon se kur mund të shpallet fundi i pandemisë
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendim për lehtësimin e masave antiCOVID me arsyetimin se situata është stabile. Mirëpo, infektologu Hamdi Ramadani thotë se edhe pse situata në vend është stabile nuk mund të thuhet që pandemia është drejt fundit, pasi ka ende numër dyshifrorë të të infektuarve në ditë.

Ramadani në një prononcim për Telegrafin tha se fundi i pandemisë mund të mendohet atëherë kur në nivel vendi numri të jetë ndër 30 raste në javë.


“Situata për fat të mirë është e qëndrueshme, me një numër të vogël të rasteve edhe pse ende s’ka rënë në njëshifror…Kur në nivel vendi të arrij ndër 30 raste në javë për 100 mijë banorë atëherë duhet të mendohet për një përfundim të pandemisë, COVID-19. Mirëpo ne ende nuk e kemi këtë shifër”, ka thënë infektologu Ramadani.

Infektologu Hamdi Ramadani

Sipas tij, kur të arrihet vaksinimi i mbi 75 për qind të popullatës, atëherë siç tha ai mund të thuhet se pandemia është drejt fundit të saj.

“Kjo do të bëhet kur vaksinimi i popullatës me dozën e dytë dhe të tretë të arrijë mbi 75 për qind të popullatës. Një dozë të vaksinës e kanë marr shumica, por jo dhe të dytën e të tretën. Pandemia COVID-19 shkon drejt fundit nëse bëhet vaksinimi me dozën e dytë dhe të tretë…”, tha ai.

Ramadani tha se në vendet tjera si në Danimarkë vaksinimi me tri dozat antiCOVID ka arritur deri në 80 për qind të popullatës, të cilat shifra në Kosovë nuk janë.

Qeveria vendos për lehtësimin e masave anti-COVID në Kosovë
Lexo po ashtu Qeveria vendos për lehtësimin e masave anti-COVID në Kosovë

Ai tutje shtoi se është shqetësues mosinteresimi i qytetarëve për dozën e dytë dhe të tretë të vaksinës.

“E këto shifra te ne janë larg, pasi ka rënë dhe interesimi i qytetarëve në marrjen e vaksinës dhe kjo është situatë shqetësuese. Kur të bëhet vaksinimi në numër më të madh atëherë dhe pandemia mund të arrij drejt fundit”.

Nga muaji korrik e gusht, siç u shpreh infektologu Ramadani, me ardhjen e diasporës mund të ndodh edhe rritja e numrit të rasteve.

“E kjo është dhe arsyeja që vaksinimi duhet të jetë më i lartë. Është mirë të përdoren maska si masë preventuese për mosinfektim me coronavirus”.

Infektologu Ramadani rekomandoi qytetarët që të vaksinohen me tri doza antiCOVID-19.

“Me dozën e tretë të vaksinimit mund të themi që trupi arrin imunizimin e plotë ndaj virusit COVID-19. E vetmja armë që e ul rrezikun nga infektimi është marrja e tri dozave. Virusi COVID-19 do të jetë i pranishëm dhe me muaj e vite, por që sëmundja do të shfaqet më e lehtë. Ndërsa vaksinimi do të vazhdojë me vite me një dozë, siç është edhe me vaksinimin kundër gripit”, ka thënë ndër të tjera Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori