LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan mund të angazhohet në një shou real në Netflix për martesat e dyta

Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan mund të angazhohet në një shou real në Netflix për martesat e dyta
(Foto: DANIEL LEAL-OLIVAS - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Puna e parë e Meghan Markle pas largimit nga familja mbretërore me bashkëshortin e saj, Harry, do të jetë një shou real televiziv kanadez, ku ajo do të paraqitet vazhdimisht.

Sipas një burimi të afërt me ekipin e prodhimit, 38-vjeçarja do të jetë e ftuar të shfaqet në mënyrë të përsëritur në “I Do, Redo”, ku do të bashkohet me shoqen e saj të ngushtë, stilisten e dasmave Jessica Mulroney, ylli i shfaqjes së ardhshme të Netflix.

Paraqitjet e saj në shfaqje do të jenë të rastësishme, sipas një burimi i cili nuk ka zbuluar nëse dhe sa do të paguhet Markle. Në 10 episode, shfaqja pason 10 çifte dhe përvojat e tyre katastrofike me dasmën e tyre të parë përpara se të realizonin dasmën e tyre të ëndrrave nga përpjekja e tyre e dytë, transmeton KP.


Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Markle, dikur e divorcuar dhe tani e martuar me princin Harry, kishte një moment të ngjashëm në jetën e saj, raporton Page Six. Dasma e saj kushtoi më shumë se 42 milionë dollarë dhe veshja e saj ishte dizajnuar nga Givenchy.

Murloney dhe tre fëmijët e saj morën pjesë në ceremoni. Pas paraqitjeve të shumta në emisionin ‘Good Morning America’, ku ajo u dha shikuesve këshilla se si të vishen lirë, por mirë, stilistja merr shfaqjen e saj, duke shfaqur çifte nga SHBA dhe Kanada.

Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Markle, e cila ka jetuar në Vancouver me djalin e saj, Archie, qëkur u transferua nga Britania e Madhe në janar, aktualisht është duke kërkuar një agjent Hollywood. Muajin e kaluar, ajo nënshkroi një kontratë me Disney për një projekt deri më tani të panjohur në të cilin ajo do të huazojë zërin e saj në këmbim të një dhurimi për një shoqatë shpëtimi elefantësh që ajo mbështet.

Produksioni nuk iu është përgjigjur pyetjeve rreth Meghan Markle, ndërsa publicisti që punoi në shfaqje nuk pranoi të komentojë ndonjë gjë që lidhet me të. Ajo vetëm tha se xhirimet e shfaqjes nuk kishin mbaruar dhe se ende nuk ishte caktuar një datë për premierën. Shfaqja 30-minutëshe do të jetë në dispozicion në Netflix.

Në trend Magazina

Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori