LAJMI I FUNDIT:

Pas Kuçovës, bazë detare e NATO në Porto Romano, deputeti i PS: Lajm i mirë për vendin, krijon siguri

Pas Kuçovës, bazë detare e NATO në Porto Romano, deputeti i PS: Lajm i mirë për vendin, krijon siguri

Deputeti i PS Denis Deliu u shpreh se pas hapjes së bazës ajrore ushtarake të NATO-s në Kuçovë, shumë shpejt do të hapet dhe baza detare në Porto Romano.

Ai u shpreh se dislokimi i trupave të NATO-s në vendin tonë, është një lajm shumë i mirë dhe tregon mbrojtje dhe siguri.


“Kjo është një garanci për Shqipërinë, Ballkanin, është parandaluese dhe mbrojtëse. Në Porto Romano do të ndërtohet kjo bazë detare e NATO. Ky është një lajm i mirë për vendin se do të rrisë forcat e NATO në vend. Do ndikojë në nivelin e mirëqenies dhe ekonomik në zonë”.

“Mendoj se NATO ka vendosur që kjo bazë të ndërtohet shpejt, duke parë dhe agresionin e Rusisë, dhe mendoj se Shqipëria është vendi më i denjë që NATO të dislokohet. Sepse nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, radhën do të ketë Ballkani Perëndimor, Gjeorgjia, Moldavia, etj.”

“Vendet e NATO nuk mund të sulmohen vetëm në rast të një lufte të tretë. Mendoj se vendet e NATO kanë arsye që të jenë të sigurta. Ballkani Perëndimor mbetet i brishtë, pasi e pamë dhe në sulmin e Banjskës… Mendoj se baza detare është shumë e nevojshme, sepse prezenca e NATO këtu do të parandalonte një konflikt tjetër të armatosur në Bosnje dhe Veri të Kosovës”, tha ai./TCH

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori