LAJMI I FUNDIT:

Pas kthimit të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ish-presidenti serb, Tadiq: Kë duan të bëjnë budalla përfaqësuesit e Vuçiqit?

Pas kthimit të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ish-presidenti serb, Tadiq: Kë duan të bëjnë budalla përfaqësuesit e Vuçiqit?

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka ironizuar me veprimin e Listës Serbe, deputetët e së cilës sot dhanë betimin si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pak ditë pasi deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhanë dorëheqje, sot ata u zëvendësuan nga deputetë të rinj të së njëjtës parti, të cilët dhanë betimin solemn në Kuvendin e Kosovës.


Këtë veprim e ka kritikuar, përmes rrjetit social Twitter, ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, aktualisht kryetar Partisë Socialdemokrate në Serbi.

“Lista Serbe doli nga parlamenti i Kosovës, për t’u kthyer sot në të dhe për t’u betuar se do të mbrojë integritetin territorial të Kosovës së pavarur! Dhe ata ende e quajnë atë një lëvizje strategjike”, ka shkruar Tadiq, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka pyetur, “kë po duan të bëjnë budalla më shumë këta përfaqësuesit e Vuçiqit?!”

“Përveç betimit për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës së pavarur, lëvizja strategjike’ e tyre [Listës Serbe] edhe sot është një sulm ndjellakeq ndaj Rada Trajkoviqit, sipas të njëjtin model që përdorën për të sulmuar Oliverin [Ivanoviq]!”, tha Tadiq, duke pyetur se “pse po hesht opozita për këtë?!”.

Për kthimin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës kanë shkruar mediat serbe në Serbi, të cilat kanë thënë se ata janë betuar për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës.

Më 7 nëntor, deputetët e mëparshëm të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ia kthyen mandatin këtij institucioni, si pjesë e vendimit të serbëve nga veriu i Kosovës për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të fillimit të zbatimit të masë për riregjistrimin e automjeteve, që kanë targa ilegale të lëshuara në Serbi, në ato RKS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori