Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur artistin shqiptar Alban Skënderaj.

Kurti e ka përshkruar takimin si një mundësi për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare.


Në postimin e tij në Instagram, kryeministri shpreh entuziazmin për vizitën e Skënderajt dhe e përgëzon për kontributin në muzikë dhe kulturë.

Foto: Instagram

Vizita e Skënderajt përkon me serinë e tij të koncertit në Prishtinë, ku ai performoi për katër netë radhazi në palestrën “1 Tetori”, duke sjellë një energji të veçantë dhe emocione të paharrueshme.

Postimi i plotë i Kurtit (pa ndërhyrje):

"Në bisedën time të parë të gjatë me Alban Skënderaj, diskutuam për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që gëzon rinia shqiptare sot.

Kosova dhe Shqipëria përpara kanë vetëm zhvillimin e pakthyeshëm, të cilit i prin edhe arti e kultura e artistëve tanë të shumtë.

Ndërkohë për katër netë me radhë ai emocionoi shumë dashamirës të muzikës së tij, me performanca mbi dy orëshe në palestrën “1 Tetori” të Prishtinës.

Përgëzime Albanit për koncertet e tij të jashtëzakonshme në Prishtinë.

I uroj edhe shumë dekada të tjera karrierë të suksesshme". /Telegrafi/