SHBA dhe Venezuela kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore.

Bëhet e ditur se të dyja palët do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të promovuar stabilitetin, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të çuar përpara pajtimin politik.


Ndërsa marrëdhëniet e tyre diplomatike janë përmirësuar që kur ushtria amerikane kapi presidentin venezuelan Nicolas Maduro në janar në një bastisje të papritur, njoftimi i lidhjeve zyrtare dypalëshe shënon një hap jashtëzakonisht simbolik.

Presidenti Donald Trump urdhëroi trupat të arrestonin Maduron dhe gruan e tij, duke i çuar ata në një gjykatë në Manhattan për t'u përballur me akuzat për vepra penale që lidhen me armët dhe drogën, të cilat ata i mohojnë.

Ambasada amerikane në Karakas, e cila u mbyll në vitin 2019, është rihapur tashmë dhe Uashingtoni ka emëruar një diplomat të ri në Venezuelë.

Qeveria e Venezuelës tha se ishte e gatshme të çonte përpara një "fazë të re dialogu konstruktiv, bazuar në respekt të ndërsjellë".

Ajo shtoi se marrëdhënia duhet të rezultojë në "lumturinë sociale dhe ekonomike të popullit venezuelian". /Telegrafi/