Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe dhe drejtor i Fondit serb për pensione dhe sigurime për Kosovën, është intervistuar sot në stacionin Policor në Veri të Mitrovicës, pas mbylljes së institucioneve ilegale në veri të Kosovës, pjesë e të cilave ishte edhe ai.
Simiq, pas intervistimit, ka deklaruar se të gjithë të ftuarit i janë përgjigjur thirrjes për intervistim.
“Nuk kemi arsye të mos i përgjigjemi ftesës për intervistim. Jemi absolutisht të sigurtë se nuk kemi bërë asgjë kundër askujt. Jam krenar që kam qenë pjesë e fondit [serb për pensione e sigurime në Kosovë] dhe iu kam ndihmuar qytetarëve të realizojnë të drejtat e pensioneve…”, deklaroi Simiq, raporton Telegrafi.
Ai më tej tha se mendon se ka bërë vepër të mirë.
“Nuk kam bërë diçka që është e kundërligjshme dhe që është kundër ndokujt. Jam i sigurt se kjo ka lidhje me pozicionet tona brenda Listës serbe dhe se ky është një formë e presionit, pasi po iu afrohemi zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”.
Ai përsëriti se do të jetë i qasshëm dhe se gjithmonë do t’i përgjigjet thirrjeve të organeve të rendit.
Policia e Kosovës të enjten ka intervistuar edhe Ivan Todosijeviqin, pasi i njëjti dyshohet për falsifikim të dokumenteve në ish-komunat paralele që u mbyllën ditë më parë.
Institucionet e Kosovës i kanë mbyllur një javë më parë pesë institucione paralele serbe në veri të vendit.
Institucionet e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se institucionet paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
“Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Qytetarët pa asnjë dallim, kanë adresë të saktë ku mund t’i marrin shërbimet komunale dhe strukturat paralele e kanë të qartë se nuk mund të operojnë jashtë kornizës ligjore të Kosovës”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës