LAJMI I FUNDIT:

Pas Hoxhajt, koordinatori për dialog takohet edhe me Limajn

Pas Hoxhajt, koordinatori për dialog takohet edhe me Limajn

Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni është takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Hyseni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka njoftuar Limajn me rrjedhën e takimeve të tij në Bruksel.


LDK e njofton PDK-në për dialogun me Serbinë, kërkojnë koordinim të ngushtë në këtë proces
Lexo po ashtu LDK e njofton PDK-në për dialogun me Serbinë, kërkojnë koordinim të ngushtë në këtë proces

“Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve. Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë!”, ka shkruar Hyseni.

Ndryshe Hyseni sot ka zhvilluar takim edhe me nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/