Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar Nenad Rashiqin ministër për Komunitete në qeverinë e tij, dhe Rada Trajkoviqin këshilltare të tij, ka shkaktuar reagim të paparë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Me një ton jashtëzakonisht të ashpër, Aleksandar Vuçiq e quajti kryeministrin e Kosovës “llum terrorist” dhe tha se “ata zgjodhën nga fundi i kovës llumin më të keq serb, të cilët nuk kanë besim në Serbi, por kanë besimin e Kurtit dhe agjencive perëndimor”. Kësaj i shtoi edhe kërcënimin se nuk do të shkonte në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë. Duke reaguar ndaj këtyre akuzave, Rada Trajkoviq deklaroi se “e kupton Vuçiqin si pacient, por se nuk e kupton atë si president të Serbisë”.
Aleksandar Vuçiq, pas takimit me komisionerin evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përsëriti se i qëndron vlerësimeve të tij për Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin, por shtoi se në ditët në vijim do të vendosë për pjesëmarrjen në samitin e Tiranës.
Beogradi është i pakënaqur edhe me reagimin e Bashkimit Evropian (BE), i cili, sipas zyrtarëve serbë, është tepër i butë. Mediat e Beogradit përcjellin edhe interpretimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani se “si Kurti e ka shkelur Kushtetutën duke emëruar Nenad Rashiqin për ministër”, transmeton Telegrafi.
Atmosferë negative në rajon
“Presidenti i Serbisë e shfrytëzoi këtë rast për të shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljen dhe qëndrimin e Prishtinës ndaj komunitetit serb”, tha për Deutesche Welle në gjuhën serbe, Igor Novakoviq, drejtor i hulumtimeve në Fondin ISAC.
“Prandaj mendoj se nuk është një mesazh për procesin e bashkëpunimit rajonal, por mbi të gjitha një mesazh për Bashkimin Evropian dhe qeverinë e Albin Kurtit”, tha ai.
Igor Novakoviq vlerëson “se është i keq shfrytëzimi i samitit rajonal si platformë për dërgimin e disa mesazheve. Bashkëpunimi rajonal është në interes të të gjitha palëve të interesuara dhe këtu çështja bie në marrëdhëniet reciproke ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pra, nuk shoh pasoja të mëdha nëse Serbia nuk merr pjesë në atë samit, por është e mundur që kjo të lërë një atmosferë negative tek pjesëmarrësit në procesin e bashkëpunimit rajonal”, shton Novakoviq.
Thyet monopoli i Listës Serbe?
Rada Trajkoviq emërimin e saj në një post të ri në Qeverinë e Kosovës e ka vlerësuar si lajm të mirë, sepse sipas saj “do të thotë se Milan Radoiçiq nuk do të ketë më asnjë ndikim në atë që po bëhet, dhe në këtë mënyrë është thyer monopoli i Listës Serbe mbi promovimin mental të serbëve”.
Novakoviq konsideron se kjo nuk është plotësisht e sigurt, “sepse Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq janë subjekte politike që kanë marrë shumë pak vota në zgjedhje dhe nuk e kanë atë legjitimitet politik. Mirëpo, ajo që është e mundur në këtë moment është se ky është një lloj fillimi i ndarjes brenda vetë komunitetit serb në Kosovë – pra që serbët që jetojnë në jug do të pranojnë disa modalitete të bashkëpunimit me qeverinë e Kurtit, ndërsa serbët në veriu do të jenë më të afërt me qëndrimin e Beogradit zyrtar”, thekson Novakoviq, transmeton Telegrafi.
“Përvoja ime nga terreni thotë se serbët nga jugu do të donin më shumë pluralizëm dhe mundësi për të zgjedhur”, tërheq vëmendjen Drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Novi Sad, Aleksadnar Popov.
“Ata shpesh deklarojnë se disa nga lëvizjet e Beogradit janë kundër tyre, sepse duhet të merren parasysh edhe serbët në enklava. Por, nëse e shikojmë nga një këndvështrim legjitim, Kurti ka mundur të marrë këdo në qeverinë e tij, por problemi është se vetë Kurti ka bërë shumë lëvizje kundërproduktive kohëve të fundit, të cilat praktikisht e kanë ndalur procesin e negociatave”, thotë Popov.
I (pa)mundur kompromisi
Kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ky episod e rrezikon edhe më shumë atë proces. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e BE-së po dërgojnë mesazhe optimiste se në pranverën e vitit të ardhshëm mund të ketë një lloj marrëveshje, por Igor Novakoviq vlerëson se “përkundër optimizmit që përhapet nga Brukseli, më duket se situata mes dy palëve është aq e acaruar dhe se do të jetë e vështirë të arrihet një kompromis i caktuar”.
Popov thotë se Perëndimi gjithashtu mban një pjesë të fajit për ngecjen në dialog, duke potencuar se “nuk kishte sinkronizim të mjaftueshëm midis Uashingtonit dhe Brukselit. “Gjatë krizës së targave, gjithçka u zgjidh me një thirrje nga Uashingtoni dhe kjo ishte në njëfarë mënyre një poshtërim për BE-në. Kjo hapi hapësirë për kalkulime të ndryshme dhe mendoj se gjithçka do të shkonte shumë më mirë nëse nuk do të kishte favorizime të njërës anë”, përfundon drejtori i Qendrës për Rajonalizëm.
“Reagimi i Vuçiqit do të kishte qenë shumë më efektiv nëse pozicioni i Serbisë do të ishte disi më i mirë”, tha për DW Popov.
“Pozicioni i Serbisë është larg kësaj, plus ajo performancë me fjalor të papërshtatshëm dhe që e gjithë kjo çoi në një vendim të nxituar për të mos shkuar në Tiranë. E gjithë ajo histori u luajt shumë keq dhe mendoj se nuk i kontribuon pozicionit të Serbisë në raport me Bashkimin Evropian”, tha ai.
Popov mendon se “pas një sulmi të tillë [të Vuçiqit] do të ketë një tërheqje dhe se në fund megjithatë do të shkojë ë Tiranë. Sidoqoftë, emocionet nuk janë një aleat i mirë kësaj radhe dhe duhet të shqyrtohet me kujdes se sa hapësirë kemi për të bërë një hap prapa dhe për të rrezikuar procesin e integrimit europian. Aleatët nuk bëhen në këtë mënyrë”, Popov. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit