LAJMI I FUNDIT:

Pas dy vitesh pauzë, në Prishtinë rikthehet Panairi i Librit – mbi 100 botues pjesë e edicionit të 22-të panairit

Foto: Arkiv

Pas dy vjetësh pauzë për shkak të pandemisë COVID-19, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u hap edicioni i 22- të i Panairit të Librit, në të cilin do të marrin pjesë mbi 100 shtëpi botuese me rreth tre mijë tituj të rinj.

I lumtur për rikthimin e Panairit të Librit pas një pauze prej 2 vitesh, u shpreh Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.


“Jam shumë i lumtur që ky rikthim po ndodh pas një pauze. Duhet ta pranojmë që komuniteti i botuesve është mjaft mirë i organizuar dhe kjo ngjarje e ka marrë një lloj epiteti të caktuar, të ngjarjes së rëndësishme kulturore, ku ne të gjithë së bashku mbledhemi për ta kremtuar librin në një moment të rëndësishëm të rikthimit”, u shpreh Çeku.

Hajrullah Çeku – Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit / Foto: Ridvan Slivova

Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, tha se gjatë periudhës së vështirë me COVID dhe izolimit të plotë libri shërbeu si dritare për të shijuar lirinë.

Ai tha për Telegrafin se panairin e sivjetëm të librit pritet ta vizitojnë rreth 40 mijë lexues e vizitorë.

“Risia kryesore e Panairit të 22-të të Librit, janë titujt e ri të librit që ka dalë nga panairi i kaluar deri tek panairi i sivjetëm. Po flasim për tre mijë tituj të rinj, që kanë dalë gjatë këtij çarku kohor. Janë mbi 30 aktivitete që mbahen gjatë ditëve të panairit, promovime librash, diskutime me autorë dhe nënshkrime në stenta. Dhe krejt këto, për gjashtë ditë, sa zgjat panairi, i japin këtij ambienti një karakter shumë të gjallë, shumë afirmues për librin. Për këto gjashtë ditë pritet që rreth 40 mijë vizitorë ta vizitojnë panairin”, deklaroi Zeneli.

Edon Zeneli – Shtëpia e Botuesve të Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Shtëpia Botuese “Dukagjini” në këtë panair ka sjellur përplot risi për lexuesit e saj.Adelina Selmani nga kjo shtëpi botuese tha për Telegrafin se këtë vit ata kanë zgjeruar audiencën e leximit.

“Ne tashmë që nga viti i kaluar kemi filluar, një kolandë dhe një inprint të ri. Në kuadër të secilës seri ne kemi sjellë edhe disa botime të reja për këtë panair. Këtë vit Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ e ka zgjeruar audiencën e saj, duke mos u fokusuart vetëm te një tip i lexuesit, por duke tentuar të përfshijë shije të ndryshme dhe lexues të ndryshëm”, tha Selmani.

Adelina Selmani – Libraria Dukagjini / Foto: Ridvan Slivova

Vizitori i panairit Egzon Arifi tha se e ka pritur me padurim hapjen e Panairit këtë vit, duke shtuar se Kanuni i Lekë Dukagjinit, është libri që këtë vit dëshiron ta blejë në panair.

“Me shumë padurim e kam pritur hapjen e panairit. Më pëlqyen shumë tituj që i kishin shfaqur shtëpitë e ndryshme botuese… Këtë vit do ta blej Kanunin e Lekë Dukagjinit nga Shtjefën Gjeqovi”, tregoi Arifi.

Egzon Arifi – Lexues

Ndërsa Gani Mehmetaj  e vlerësoi si shumë të mirë faktin se në këtë panair ka më shumë shtëpi botuese sesa herave të tjera.

“Është mirë që u hap panairi. Kishte interesim nga njerëzit për të blerë libra. Mirëpo, kishte edhe shumë shtëpi botuese më shumë se herave të tjera”, tha ai.

Panairi i 22-të i librit, në Prishtinë / Foto: Ridvan Slivova

Edicioni i sivjem i panairit, i 22-ti me radhë, mbahet me moton “Libri mbron mendjen”.

Këtë vit i ftuar special në Panairin e Librit ishte shkrimtari francez Claude Arnaud.

Panairi i Librit i Prishtinës, krahas atij të Tiranës është panairi më i madh i librit shqip. Panairi i Librit në Prishtinë do të jetë i hapur deri më 12 qershor.

Në panair po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori