LAJMI I FUNDIT:

Pas dunave të shkretëtirës, Urus i ri tregon shkathtësinë në borë (Video)

Pas dunave të shkretëtirës, Urus i ri tregon shkathtësinë në borë (Video)

Lamborghini ka bërë të ditur, se pasardhësin e modelit Urus do ta prezantojë më katër dhjetor, ndërsa ka nisur të tregojë pak detaje për këtë SUV.

Përmes opsionit Sabbia apo rëra, është treguar se me sa lehtësi mund të lëvizë nëpër dunat e shkretëtirës, teksa tani është përdoru opsioni Neve që nënkupton borën, transmeton Telegrafi.


Lamborghini teston modelin Urus në dunat e shkretëtirës (Video)
Lexo po ashtu Lamborghini teston modelin Urus në dunat e shkretëtirës (Video)

Me anë të kësaj, Urus i ri lëvizë me lehtësi nëpër hapësirat që janë të mbuluara nga bora apo akulli.

Pritet që Lamborghini të tregojë së shpejtë edhe një manovrim, nën komandën Terra, që nënkupton lehtësimin e lëvizjes së veturës nëpër rrugë me baltë. /Telegrafi/